Connect with Us

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Kultura

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Publikuar

-

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë.

Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit e shkollave që organizohen nga mësuesit dhe e vizitojnë.

Por ka dhe të tjerë që shkojnë për të blerë libra, pasi në panair i gjen me çmime më të ulta.

Nga një vëzhgim që bëmë me kameran tonë vëmë re se dëshira nuk është i vetmi përcaktues pasi rëndësi ka shumë edhe çmimi.

Disa vizitorë thanë se pavarësisht se duan të lexojnë privohen nga çmimet e tyre.

“Çmimet janë si çdo vit, nuk ka ndryshim. Librat cilësorë mund të themi që janë të shtrenjtë”, tha një lexuese.

“Shumica e atyre që lexojnë nuk kanë mundësi të blerjnë libra”, shprehet një qytetar.

Por ka dhe lexues që ja dalin finaciarisht dhe thonë se kursejnë para që t’i blejnë. “Libri nuk është kurrë i shtrenjtë. Kush do të shpenzojë për librat, ka shpenzuar për të ardhmen”, thotë një vizitore tjetër e panairit.

Prindërit për fëmijët nuk kursehen dhe disa nga të vegjëlit që takuam, gëzonin se do të blenin shumë libra.

“Unë do blej dy”
“Unë do blej dy-tre libra. “Kapiten Brekushi” ose ndonjë libër tjetër”
“Do blej dy. Këtu ka shumë libra të bukur”

“Në Shqipëri ne na pëlqen skontoja por kur e pëlqen librin nuk e sheh çmimin”, u shpreh një student. Librat më të pëlqyer, siç tregojnë lexuesit, janë ato me përmbajtje historike dhe librat artistik. Të lënë mënjanë për shumicën e popullsisë mbeten sërish librat akademikë./ in.tv

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Manifest i artit të ri shqiptar të pavarur”/ Shfaqje magjepsëse në qytetin antik

Publikuar

-

Nga

Mund të flitet, pa hezitim, për një «manifest të artit të ri shqiptar të pavarur». Kaq e veçantë dhe kërkuar, por në të njejtën kohe naive (kuptimi më i bukur i fjalës), është ajo çka u vu në skene në Vlorë, në Parkun Arkeologjik të Orikut, mes ullinjve dhe mermerëve të qytetit antik. Nën krahët […]

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Duhet fshirë në gjenezë nga tullat”/ Kastro Zizo reagon ashpër për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e ka krahasuar teatrin me një bordello. Kastro Zizo ka treguar se nuk është aspak dakort me protestat që po bëhen pasi sipas tij duhet fshirë deri në gjenezë. Statusi i plotë i Kastro Zizos […]

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro. Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: