Connect with Us

Pas 2 vitesh punë vullnetare, Albana Osmani në prag të hedhjes së hapit të madh në projektin e saj

Kryesore Show Biz

Pas 2 vitesh punë vullnetare, Albana Osmani në prag të hedhjes së hapit të madh në projektin e saj

Publikuar

-

Albana Osmani ka ndarë në Instagram-in e saj një lajm të gëzueshëm për të dhe jo vetëm. Që nga 20 Maji 2017 , ajo është themeluesja e fondacionit “You are a sunflower”. Ai mbledh fonde për të ndihmuar fëmijët në nevojë, kryesisht kurimin e tyre. Nëpërmjet blerjes së një bluzeje apo produkti tjetër me luledielli, secili mund të kontribuojë për të ndihmuar.

Ajo që vlen për t’u theksuar : është një nismë që operon totalisht në mënyrë vullnetare, dhe për herë të parë ato do të krijojnë zyrat e tyre. Ky ishte dhe lajmi që Albana ndau me ne, fondacioni i saj do të ketë tashmë një “banesë” dhe jo thjesht punë në mjedise të rastësishme. Nëpërmjet mbështjetjes së partnerëve të saj, ajo tashmë është kthyer në “bojaxhien” e zyrave të reja, për ta çuar më tej misionin e saj.

“Në një jetë tjetër do isha nje super bojaxhie. Më pëlqen kaq shumë kur shikon të realizosh qiellin “me nje penel “.Më saktë po ndiej kaq lumturi sa po gëzoj si fëmijë, pasi pas dy vitesh punë vullnetare pa pushim ditë e natë përmes shumë sakrificash , pa një “fole“ rrugëve , sot ne e kemi këtë zyre për 1 vit si fillim, dhënë kjo bujarisht nga shqiptari i njohur Z.Sal Rusi dhe biznesmeni i suksesshëm Z.Bashkim Ulaj . Faleminderit!! Deri më sot ne punonim ku kishte free WiFi në ambiente të hapura, ku çdo email dërgohej, dhe me duart e bashkuara me lutje drejt Zotit, besuam më të mirën. Dhe kështu mes njerëzish të jashtëzakonshëm shqiptarë të mirë e me zemër, ne rendëm në 3 shtete me sukses të plotë ! Ta nisësh nga zero dhe të çosh çdo cent në destinacion publikisht do të thotë integritet i nivelit më të lartë ! Dhe dashuri supreme, që vjen nga Zoti pa kushte, pa interes, pa asnjë prapavijë. Vetëm me dashuri , e nëse dyshonit që nuk ndodhte më , ju dëshmoj o njerëz të mirë që po! Ju dëshmoj o njerëz të mirë që para pak ditësh në Republikën e Kosovës u bë për herë të parë një analizë në histori në pavionin e onkohematologjisë , falë jush se bletë një bluzë me luledielli,falë jush !!!Të publikosh çdo faturë deri në detaj ,të jesh 100 % bamirësi… kjo ishte shokuese edhe për organizatat ndërkombëtare , ndërsa na thanë :”Nga Shqipëria e vogël dhe e varfër, i përulemi kësaj pune të jashtëzakonshme ! E sigurisht ne po punojmë mbi auditin dhe zgjodhëm Deloitte, institucion ndërkombëtar, zhvilluam një takim të parë , si me preçizi, mezi pres ta vë në ballë të website me krenari! Me shumë krenari për shokët e mi që ishim e jemi bashkë në këtë rrugëtim nga dita 01 ! Me krenari për çdo shqiptar që tha “po e dua këtë luledielli sepse i dua fëmjët e na mbështeti !” Kam rendur duke patur në mendje ata të vegjël e në dilemë me jetën , dhe druhesha nëse do t’i shoh përsëri apo jo , e nëse ju duheshin këto pajisje për t’i shpëtuar do bëja gjithçka – gjithçka që të ndihmoja ! Kjo qe sfida më e madhe e imja deri më sot në jetë !”- ka shkruar Albana Osmani në postimin e saj në Instagram.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: