Connect with Us

E zbulon Google/ Ja si ta kurseni baterinë e celularit tuaj

Life Style

E zbulon Google/ Ja si ta kurseni baterinë e celularit tuaj

Publikuar

-

E karikoni telefonin por nuk mban shumë karikim? I ulni dritën por as ajo nuk funksionon plotësisht? Zgjidhja erdhi!

Gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Kaliforni, “Android Dev”, kompania që ka prodhuar aplikacionin e shumicës së aparateve të teknologjisë së mençur zbuloi se si ngjyrat e përdorura në disa aplikacione mund të ndikojë drejtpërdrejt në baterinë e pajisjes suaj.
Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët në disa aplikacione mund të jetë një alternativë e mirë, megjithatë, siç e kanë bërë të qartë inxhinierët, ky lloj i kursimit është i mundur vetëm në ekranet AMOLED, jo në ato LCD. Arsyeja është se teknologjia AMOLED përdor dioda që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë. Në anën tjetër, LCD ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.

Nga ana tjetër, e bardha është ngjyra që konsumon më shumë energji dhe për fat të keq është ngjyra që përdoret më së shumti në faqet e telefonave të mençur.

Për ta provuar diçka të tillë asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverette. Ata morën si provë telefonin pixel dhe një iPhone 7. Te i pari, duke përdorur modalitetin e errët, ajo mund të arrijë një kursim deri në 63% të bateri. Në rastin e iPhone, i cili ka një ekran LCD, niveli i konsumit nuk ka vërejtur asnjë ndryshim (modelet më të fundit nga Apple kanë ekrane me teknologji AMOLED).
Është e mundur që të aktivizohet modaliteti i errët në shumicën e telefonave Android nga cilësimet e sistemit, megjithatë, shpesh kjo mënyrë nuk është e plotë, pasi nuk aplikon tone të errëta për të gjitha aplikacionet që keni instaluar.

Prandaj, një opsion i mirë është përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie. Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj. Apple, nga ana tjetër, në iOS 12 ofron inversion inteligjent të ngjyrave që mund të aktivizohet nga menyja e konfigurimit.
Modaliteti i errët gjithashtu mund të përdoret në mënyrë specifike në disa aplikacione si YouTube ose Twitter. Ekzistojnë gjithashtu shtesa për shfletues që mundësojnë këtë opsion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: