Connect with Us

Shenjat e rralla të abortit spontan që pak gra i dinë

Life Style

Shenjat e rralla të abortit spontan që pak gra i dinë

Publikuar

-

Nënat shtatzëna zgjedhin të presin të paktën 3 muaj, për ta ndarë lajmin e gëzueshëm me familjarët! Dhe arsyeja është gjithmonë e njëjta, kanë frikë se mos përjetojnë abortin spontan.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2015 nga “Journal Obsetrics & Gynecology”, rreth 41% të femrave që kanë përjetuar abortin spontan ndihen fajtore se këtë mund ta ketë shkaktuar stresi që kanë përjetuar, apo se kanë mbajtur objekte shumë të rënda.

Por në të vërtetë në shumicën e rasteve, aborti shkaktohet për shkak të anomalive kromozonale që nuk mund të parandalohen, ndërsa në rastet e tjera  ballafaqoheni me disa shenja të tilla si dhimbje të shumta, gjakderdhje apo ngërçe.

Më poshtë, ju rendisim disa nga simptomat e abortit që sapo t’i vini re, vizitoni me urgjencë doktorin për të parandaluar ndonjë fatkqeqësi!

Keni shumë gjakderdhje

Po, gjakderdhja është një shenjë e rëndësishme e abortit! Në rastet kur përjetoni  shumë gjakderdhje dhe është në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të tingëllojnë këmbanat e alarmit. Gjithashtu, mund të përjetosh gjakderdhje nga planceta në zhvillim, thekson “Woman’s Health”.

Keni mpiksje gjaku

Mpiksja e gjakut është një arsye e mirë për të telefonuar doktorin tuaj. Disa mpiksje të gjakut mund të rriten aq shumë saqë marrin përmasat e një limoni, shpjegon “Woman’s Health”. Trupi juaj mund të krijojë edhe lëngjet vaginale! Pra, nëse jeni shtatzënë dhe vëreni diçka të çuditshme që del nga vagina, mos nguroni të shkoni urgjent tek mjeku!

Ke dhimbje dhe ngërçe

I keni parasysh dhimbjet e periodave?! Epo, në momentin që përjetoni abortin, ngërçet janë ato kryesore që përjetohen por sigurisht që më të fuqishme. Nëse përjetoni gjakderdhje dhe ngërçe pasi të mësoni se jeni shtatzënë, është momenti të lajmëroni urgjencën!

Keni dhimbje të forta kurrizi

Ashtu siç ngërçi, një ndër dhimbjet e tjera të fuqishme që tregon se shtatzënia nuk është e shëndetshme janë dhimbjet e mesit. E dimë që u bëmë bajat me fjalinë vizitoni mjekun, por revista “Woman’s Health” sugjeron të mos e nënvlerësoni këtë dhimbje.

Doktori juaj nuk e gjen dot rrahjen e zemrës së bebit

Të jemi të drejtë, kjo nuk është një simptomë, sepse ndonjëherë aborti nuk vjen me paralajmërim. Por thjesht si pa e kuptuar, të gjitha simptomat që kishit gjatë shtatzënisë, si përzierja apo marramendja, largohen dhe niveli i hormoneve ulet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: