Connect with Us

“Largohu nga vendi ynë, budallaçkë!” Era Istrefi reagon ndaj komenteve ofenduese të grekëve mbi foton me shqiponjë

Kryesore Show Biz

“Largohu nga vendi ynë, budallaçkë!” Era Istrefi reagon ndaj komenteve ofenduese të grekëve mbi foton me shqiponjë

Publikuar

-

Shqipëria festoi më 28 nëntor Ditën e Pavarësisë dhe të shumtë kanë qënë  të famshmit shqiptarë që kanë uruar atdheun për festën kombëtare.

Edhe këngëtarja  tashmë me famë botërore Era Istrefi ka uruar Shqipërinë me një foto bashkë me Norën ku duken  duke bërë shqiponjën me duar. Ato ndodhen në Athinë dhe nga atje kanë vendosur të bëjnë edhe foton që në rrjete sociale po konsiderohet si provokim ndaj Greqisë.

Fansat grekë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj fotoje dhe kanë shpërthyer në ofendime ndaj këngëtares shqiptare.

“Ti nuk mund ta bësh këtë në Athinë është mungesë respekti” – shkruan dikush.

“Ti po nënvlerëson një vend që po të mirëpret dhe të kesh turp” – komenton dikush tjetër.

“Je shumë budallaçkë, largohu menjëherë nga vendi im”- ishte një tjetër koment.

“Mosrespektuese, copë m**i”- shkruan një tjetër komentues.

 

Pas këtyre komenteve ishin të shumtë edhe fansat që e mbështesnin Erën dhe u kapën me faktin se nuk kishte aspak rëndësi vendi ku ishte nëse po uronte vendin e saj në një ditë kaq të rëndësishme.

Edhe vetë këngëtarja ka reaguar gjithashtu ndaj këtyre komenteve aspak të hijshme duke shkruar: “Ndodhem këtu për një udhëtim pune, po festoj Ditën e Pavarësisë ë Shqipërisë këtu. Jam artiste, jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe u uroj të gjithëve paqe dhe mirëqënie. Prandaj nuk ka mosrespekt për asnjë. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur.

Le të qëndrojmë sëbashku, të mos lemë asnjë apo asgjë të hyjë mes nesh. Paqe!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: