Kuriozitete
Sepse një nuk ishte e mjaftueshme, kjo është fatlumja që mori propozimin me 6 unaza

Një vajzë fatlume ka marrë një propozim për martesë me plot 6 unaza dhe tashmë gjithë interneti po flet për të.
Dennis, një model dhe praktikues fitensi, me dëshirën e mirë që çdo gjë të ishte perfekte me propozimin e ti, zgjodhi jo një, por 6 unaza për të dashurën e tij.
Kjo ishte zgjidhja e tij në mënyrë që të ishte brenda me shijet e vajzës. Duke i pasur të gjashta në dispozicionin e saj, ajo mund të zgjidhte cilën t’i pëlqente më shumë.
Unazat që ai zgjodhi për bashkëshorten e tij të ardhshme, Atara Dallas ishin të formave dhe përmasave të ndryshme. Si përfundim ajo zgjodhi njërën që kishte një gur të madh në formën e një loti.
Në sfond të tyre ishte një letër gjigante e printuar, në të cilën ai kishte shprehur të gjitha ndjenjat e tij karshi saj.
Natyrisht, propozimi i tij i veçantë u bë viral në rrjetet sociale.
Disa përdorues mendonin se me atë që bëri, Dennisi i ngriti standardet për të tjerët, ndërsa disa të tjerë mendonin se ai zgjodhi 6 unaza që të mos përballej me ndonjë refuzim të mundshëm, në rast se vajzës nuk do t’i pëlqente unaza.