Connect with Us

Çfarë ndodhi? Këngëtarja shqiptare braktis “The Voice Kids”

Kryesore Show Biz

Çfarë ndodhi? Këngëtarja shqiptare braktis “The Voice Kids”

Publikuar

-

Puna ka nisur për të sjellë në ekranin e “Top Channel” edicionin e tretë të spektaklit “The Voice Kids”! Ndërsa është mësuar se Ledion Liço nuk do të jetë më moderatori i spektalit, pasi i ka lënë stafetën Dojna Memës, është zbuluar një tjetër ndryshim.

Këngëtarja Eneda Tarifa ka zbuluar se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së “The Voice Kids”. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka njoftur se për shkak të angazhimeve personale është detyruar t’i thojë “jo” produksionit.

 “Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit të jem pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids 3’. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri, Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka, Miriam Cani dhe veçanërisht Ledion Liços për këtë bashkëpunim mbresëlënës. Suksese të gjithë fëmijëve. Le të fitojë më i miri”, – ka shkruar Eneda Tarifa.

Tanimë, jemi gjithë sy e veshë të mësojmë se kush do të jetë personazhi që do të ulet në karrigen e saj për të gjykuar vogëlushët e talentuar.

 

Por vendi nuk është më bosh! Burime për “Anabel.al” kanë mësuar se në vend të Enedës, do të jetë këngëtarja Arilena Ara. Këngëtarja e hitit “Zemër” nuk e ka refuzuar ftesën e produksionit për të qënë pjesë e jurisë së spektaklit. Falë këngës “Nëntori”, suksesi i këngëtares theu kufijtë e Shqipërisë me talentin e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: