Connect with Us

Në prag të “The Voice Kids”, Dojna Mema zbulon kritikën e së ëmës për mënyrën sesi ajo prezanton

Kryesore Show Biz

Në prag të “The Voice Kids”, Dojna Mema zbulon kritikën e së ëmës për mënyrën sesi ajo prezanton

Publikuar

-

Dojna Mema ka një arsye më shumë për ta pritur me padurim “The Voice Kids”, pasi këtë herë nuk do të fshihet në prapaskenë, por do të drejtojë spektaklin.  Në një intervistë për “The Voice Kids”, moderatorja rrëfeu se do të jetë shumë e lirshme gjatë prezantimit.

“Nga eksperienca e edicionit të kaluar në “Voice Room”, kuptova se formatet me fëmijët në qendër janë ata që mbartin më shumë të papritura, emocion, punë dhe argëtim. Për mua është një sfidë, të cilën mezi pres ta përballoj dhe, mbi të gjitha, ta jetoj 360 gradë çdo fazë të “The Voice Kids 3. Në ka diçka për të cilën gjendem në vështirësi është të flas për veten, megjithatë ata që më njohin mirë thonë se jam shumëdimensionale. Nuk e di as unë se ç’do të ndodhë, sepse më karakterizon sportiviteti dhe natyrshmëria, ndaj nëse do të më vijë për të qarë do qaj, nëse dua të qesh, do ta bëj”  – shprehet Dojna Mema.

Mirëpo, ka një person që nuk e pëlqen aspak natyrshmërinë e Dojnës dhe ajo është nëna e saj, e cila i kërkon të mos qeshë në ekran sikur është në lagje.

 “Ime më, sa herë më sheh në ekran, thotë: ‘Po mirë, s’i sheh të gjitha koleget e tua sa të përmbajtura janë kur qeshin? S’u lëviz qerpiku! Ti qesh njëlloj sikur po pi një kafe në lagje!’. Kjo, për të thënë se kamera nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë pengesë për të qenë UNË, pa stisje, pa poza dhe pa menduar nëse buzëqeshja ime është ‘prej princeshe apo gocë lagjeje’. Për të qenë e sinqertë, preferoj këtë të dytën. Kështu që prisni të papriturën.” – theksoi moderatorja.

Provat për spektaklin që do të nisë në janar, kanë fillur dhe Dojna shprehet se po lidhet edhe më shumë me fëmijët që do të konkurojnë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: