Connect with Us

Çfarë duhet të bëni që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër

Kuriozitete

Çfarë duhet të bëni që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër

Publikuar

-

Parfumi ka lindur me nevojën e njeriut për të patur gjithmonë erë të mirë, për të dominuar përmes dehjes dhe joshjes. Ka bashkëudhëtuar me të që nga lashtësia. Ka ardhur deri në ditët e sotme me një numër të pafund historish, miksurash, arritjesh dhe efektesh.

Më shumë se një status social, parfumi ka qenë dhe mbetet një element i fisnikërisë, bukurisë, sharmit, joshjes dhe stilit. Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët?

4 sekrete dhe truke që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:

Mos eksperimentoni me aromat e ndryshme:

Parfum me aromë livandoje, krem trupi me përbërje të vajit të kokosit dhe shegës, deodorant me aromë myshku të bardhë etj etj. Nëse pretendoni se do të ruani të njëjtën aromë gjatë gjithë ditës, ndërkohë që keni aplikuar mbi tre produkte të ndryshme, e keni gabim. Kjo është edhe aryseja që shumë ekspertë të kozmetikës këshillojnë që të mos eksperimentoni me aromat dhe fragrancat, por të jeni besnikë të një linje të vetme.

Një parfum për ditën dhe një parfum për natën:

E dimë, jo të gjithë kanë mundësinë t’i lejojnë vetes një koleksion të tërë parfumesh, e duhet të kufizohen tek blerja e një të vetmi. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që një grua të ketë gjithmonë dy parfume në çantën e saj : një parfum të lehtë për pjesën e paradites, dhe një parfum më të fortë kryesisht për pasditen e mbrëmjen, dhe ditët e ftohta.

Hidhni parfum në lëkurë dhe jo mbi rroba:

Sa herë ju ka ndodhur të laheni me parfum nga koka deri tek këmbët? Mos thoni që kurrë, pasi e dimë që po gënjeni. Sipas ekspertëve të kozmetikës dhe parfumerisë, ky është një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë shumë njerëz. Kini parasysh, parfumi duhet sprucuar gjithmonë mbi lëkurë dhe veshje, madje që të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Mjaft fërkuat kyçet e duarve sa herë që hidhni parfum:

Ky është një nga ato truke që shpeshherë na rekomandojnë edhe shitëse të ndryshme, në dyqane parfumerie, në mënyë që të nuhasim sa më mirë aromën, pa e ditur që është tejet i kotë. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj.

Aktualitet

Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

Publikuar

-

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë .

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Burimi:blitz.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot që nuk do humbasin kurrë në memorien tonë/ Njihuni me imazhet më të rëndësishme të historisë

Publikuar

-

Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa fotografi janë me vlerë të paktën një milion.

Edhe pse këto foto legjendare mund të njihen nga të gjithë, prapë ato vazhdojnë të na habisin sikur t’i shihnim për herë të parë.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shapka të akullta”/ Zgjidhja perfekte për temperaturat e nxehta, ja risia që po “çmend” njerëzit

Publikuar

-

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe shumë njerëz zgjedhin pijet freskuese e ujin e ftohtë, për t’u freskuar sado pak.

Por nëse keni problem me këmbët e nxehta gjatë verës, në Amazon mund të gjeni zgjidhjen perfekte që do t’u shpëtojë nga ky makth.

Aty mund të gjeni pantofla “të akullta”, të cilat do t’i mbajnë të freskëta këmbët tuaja.Ato kushtojnë vetëm 15 dollarë dhe këto lloj shapkash janë të dizajnuara nga teknologjia “Contour Gel”, që do të thotë se ato qëndrojnë fleksibël në një temperaturë të ftohtë.Ato vendosen në frigorifer dhe e ruajnë ftohtësinë për disa orë.

“Këmbët të lodhura pas një dite të gjatë? Këto pantofla po ju presin! Rapid Relief Premium Reusable Cold Slippers shërbejnë si terapi e ftohtë për të ulur ënjtjen dhe në lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve dhe normalizimin e temperaturës. Prodhuar me pëlhura premium, pantoflat t0na të freskëta janë të lehta për t’u përdorur. Gjithashtu ato janë të dizajnuara për të siguruar mbulim të plotë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këmbës “.
Përdoruesit janë shprehur mjaft të kënaqur nga rezultatet që kanë marrë nga përdorimi i këtyre shapkave të veçanta.

Një përdoruese u shpreh:

“Këto pantofla janë të mahnitshme. Në fund të një dite, pas një stërvitje të mirë, këmbët e mia futen në këti pantofla për një përtëritje të mahnitshme dhe freskuese! I vendos ato në frigorifer kur freskohem, në mënyrë që të jenë gati për ditën tjetër.”

 

 

Burimi: http://www.ladbible.com/news/uk-amazon-is-selling-reusable-ice-slippers-you-put-in-your-freezer-20190722

LEXO TE PLOTE