Connect with Us

Ish-banorja e Big Brother në faqet e “The Sun”: Si më zgjodhën për të treguar historinë e dashnores…

Kryesore Show Biz

Ish-banorja e Big Brother në faqet e “The Sun”: Si më zgjodhën për të treguar historinë e dashnores…

Publikuar

-

E mbani mend Katerina Shkëmbin, vajzën që dikur ka qenë konkurrente në “Big Brother 7”. Ajo ka qenë protagoniste në shumë debate brenda dhe jashtë shtëpisë në atë kohë dhe ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave. Tashmë Katerina, e cila ka ushtruar profesionin e modeles në Itali, është vendosur për të jetuar në Angli, ku duket se fati e ka ndihmuar dhe atje. Fotot e saj janë publikuar në prestigjiozen “The sun” si protagonistja e muajit në rubrikën “The story of the sun”.  Në një intervistë për Panorama Plus ish-banorja e Big brother ka treguar se ajo është protagoniste në një rubrikë story me fotot të revistës së njohur. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-serial e ilustruar me fotot e një çifti në situata të ndryshme.

“Në fakt, edhe këtu jam pjesë e faqeve të shtypit. Sapo kam dalë në faqet e “The sun”, si protagoniste këtë muaj e rubrikës “The story of The Sun”. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-seriale e ilustruar me fotot tona, të tre aktorëve. Historia mban emrin e personazhit tim, pra, rreth meje zhvillohet e gjithë ngjarja, një trekëndësh dashurie. Historia flet për një djalë që quhet Max, një vajzë brune që quhet Tina dhe një biondeje, pra, unë që quhem Helena. Me pak fjalë, jam në rolin e dashnores, që hyn mes këtij çifti. Por që të tregoj gjithë historinë e plotë duhet të presim pesë ditë, po aq ditë sa duhej për t’u publikuar historia e plotë në “The sun” (qesh).

Skenat i kemi xhiruar në Londër në shtëpinë e pronares që merret me “Story of the sun” dhe disa lokacione të tjera.”,- ka treguar Katerina.

Ndër të tjera ajo zbuloi se kontaktin me revistën e kishte vendosur përmes miqsh.

Një miku im italian që jeton këtu prej 50 vjetësh më takoi me pronaren, të cilën e ka shumë mikeshë. Ajo ka qenë dhe modele e “Playboy”-t dhe u tregua e gatshme për mua, sapo miku im i tregoi angazhimet e mia të deritanishme në modë apo “Big Brother”. I pëlqeva menjëherë dhe më zgjodhi direkt për këtë rol.”,- përfundon ajo./Blitz.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: