Connect with Us

Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e të kaluarës: “Punoja që 14 vjeç, mes plumbave”

Kryesore Show Biz

Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e të kaluarës: “Punoja që 14 vjeç, mes plumbave”

Publikuar

-

Në finalen e “Dance With Me”, moderatorja Alketa Vejsiu kishte përgatitur një monolog për ëndrrat, duke dhënë këshilla nga eksperienca e saj personale sesi mund t’i arrish ato.

Këtë monolog ajo e publikoi edhe në rrjetet sociale, ku në një prej tyre sqaroi sesi i erdhi frymëzimi.

“Ishte hera e parë që shkrova një monolog, diku në orën 2.00 kur ëndërroj për gjëra… Mendova që me siguri ka plot ëndërrimtarë të tjerë si unë që mendojnë njësoj, ose kanë nevojë për këtë mesazh!”, shkroi në postimin e saj moderatorja e njohur.

Në komente kishte nga ata persona që e falënderonin për mesazhet pozitive, por dhe nga ata që ishin skeptikë.

“Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lekë nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh ASGJË……!!!!”, ishte prej një prej komenteve.

Alketa vendosi që t’i përgjigjej duke ndarë me të detaje nga jeta e saj e vështirë gjatë fëmijërisë, që nuk i dinim më herët.

“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë… Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri! Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime… Për këtë po flas! Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv!”, iu përgjigj moderatorja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: