Kryesore Show Biz
Pas largimit nga “The Voice”, Eneda Tarifas i besohet nje tjetër spektakël

Vetëm pak ditë pas lajmit se Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e panelit të trajnerëve në “The Voice”, disa orë më parë këngëtarja ka njoftuar se i është besuar një tjetër spektakël i madh.
Bëhet fjalë për programin maratonë të Vitit të Ri në ekranin e Tvsh, ku Eneda krahas moderimit edhe do të aktrojë, e sigurisht këndojë.
“Tok Tok 2019” e ka rikthyer shumë shpejt këngëtaren në ekran, ku do të shfaqet krahë disa prej emrave më të njohur të aktrimit, humorit e muzikës shqiptare.
Në fakt kjo eksperiencë eshtë paksa e ngashme me atë të Portokalli ku Eneda moderoi për rreth gjashtë vite.
“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “Radio Televizionin Shqptar”, një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK 2019″. Një eksperiencë që më dhuroi shumë” – shkruan ndër të tjera këngëtarja në postimin e saj në Instagram.