Connect with Us

S’po u besojmë syve! Michelle Obama mahniti një botë të tërë me këtë fustan dhe çizmet e gjata deri në kofshë

Kryesore Show Biz

S’po u besojmë syve! Michelle Obama mahniti një botë të tërë me këtë fustan dhe çizmet e gjata deri në kofshë

Publikuar

-

Përfundimisht mund të themi që ikona jona e modës për momentin është Michelle Obama! Ish-Zonja e Parë na mahniti të gjithëve pasi u shfaq me një super fustan dhe super çizme, gjatë intervistës me aktoren e njohur, Sarah Jessica Parker, për librin e saj “Becoming”.

Michelle mbante veshur çizme të gjata deri në kofsh komplet me xixa, të markës së njohur Balenciaga, të cilat i kanë kushtuar plot 4.000 dollarë.

Ajo kishte zgjedhur kombinim perfekt me një fustan saten ngjyrë të verdhë të së njëjtës markë, i cili nuk është ende në shitje pasi i përket koleksionit Pranverë/Verë 2019.

Gjatë eventit Obama foli për zgjedhjet e saj lidhur me veshjet që kanë tërhequr vëmendjen, në kohën kur ishte Zonjë e Parë. Kur mbajti këtë post për tetë vite, ajo arriti të kthehej në një nga gratë më influencuese në botën e modës: Michelle vishte një fustan dhe ai shitej brenda pak orësh.

“E dija që rrobat e mia po bënin një deklaratë. Kështu që vendosëm që ta përdornim këtë platformë për të ngritur disa dizajnues të rinj, që normalisht nuk do të merrnin këtë lloj vëmendjeje, sepse mund t’u ndryshosh jetën. Kjo është një nga arsyet pse zgjodhëm fustanin Jason Wu për inaugurimin tim”, tregoi Obama.

Ajo u shpreh se Wu nuk e priste, ndryshe nga disa dizajnues të mëdhenj që ndienin sikur do ta kishin këtë nder:

“Mëson se ka njerëz në këtë skenë, që ndihen se e meritojnë, sepse e kanë bërë prej shumë kohësh dhe e urrej këtë ndjenjë. Këtu ka shumë njerëz që po përpiqen t’ia dalin, janë gra të reja, emigrantë dhe njerëz me ngjyrë”.

Obama gjithashtu tha se energjia personale e një dizajnuesit ka shumë rëndësi:

“Nuk doja të vishja rrobat e dikujt që nuk kishte një frymë të mirë dhe ti i merr vesh këto gjëra. Ti mëson sesi e trajtojnë stafin tim ose sesi i trajtojnë veprat e tyre, kështu që të gjithë dizajnuesit e rrobave që vesha, kishin një shpirt të mirë”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: