Life Style
Jeni në momente krize?/ Nëse partneri juaj ju thotë këto fraza, atëherë po pret me padurim ndarjen

Marrëdhëniet në çift shpesh pësojnë krisje, por rëndësi e madhe u kushtohet fjalëve të thëna në momente nervozizmi.
Më poshtë mund të lexoni fjalët që nëse partneri juaj i’ua thotë atëherë po pret me padurim ndarjen.
Do të doja mos të të kisha takuar
Të dëgjosh këtë frazë është shumë e vështirë për çdo vajzë, të bën të ndjehesh në faj dhe përgjegjëse për çdo gjë që ka shkuar keq në lidhjen tuaj.Në një moment inati, mund të thuhen shumë fjalë të rënda, nëse ta thotë në ato momente, me shumë mundësi do të të lëndojë. Prit të qetësohet dhe fol me të, mbase mund të arrini në një kompromis.
Të dua, vërtet
Mbase ke menduar që kjo fjali është diçka e mirë, në fakt nuk është.Nëse dëgjon fjalën “vërtet” kjo do të thotë që partneri yt është duke bindur veten për ndjenjat e tij karshi teje.Kjo është një frazë manipulative.
Bëj çfarë të duash
Kur dikush është indifferent ndaj teje, ose nuk ka më interes mbi atë që bën, ose nuk bën ti do të thotë që nuk dëshiron më të jetë me ty. Shumë e thjeshte.
Nuk të besoj
Kur partneri yt thotë këtë frazë, do të thotë që besimi i tij karshi teje ka vdekur, kështu që largohu sa më parë.
Meqë nuk të pëlqej unë, ka të tjerë
Kjo është një shenjë e qartë që shpreh indiferencën dhe distancën emocionale.