Life Style
Shkencëtarët paralajmërojnë/Njerëzimi po vret veten, duke vrarë planetin

25 vite më parë shkencëtarët e njoftuan njerëzimin në lidhje me ezaurimin e burimeve të planetit Tokë si dhe me rritjen pa kriter të popullsisë.
Duke qënë se askush nuk i dëgjoi, shkencëtarët sërish folën për këtë çështje më vonë duke shtuar se kësaj here kemi më pak kohë se më parë.
Shqetësimet më të mëdha të shkencëtarëve në këtë pikë janë shpyllëzimi si dhe pakësimi i resurseve të ujit në planet.Ndër të tjera mes problemeve renditen edhe prishja e ekosistemeve si dhe përdorimi pa kriter i naftës.
Ata ndër të tjera shprehen se nëse bazohemi tek këto ritme, njerëzimi mund të zhduket në fund të shekullit.
Ata paralajmërojnë se degjenerimi biologjik do të ketë pasoja në ekonomi si dhe në ekologji dhe në jetën sociale të njerëzve. Bota që njohim sot së shpejti mund të zhduket si pasojë e neglizhencës, njerëzimi po vret veten, duke vrarë planetin/Cna.al