Connect with Us

48 orë në Tiranë/ Britanikët sugjerojnë vendet ideale

Kuriozitete

48 orë në Tiranë/ Britanikët sugjerojnë vendet ideale

Publikuar

-

Prestigjiozja britanike “The Independent” së fundmi ka bërë një artikull promovues për Tiranën. Aty përshkruhen vendet më të mira ku duhet shkuar, në rast se vizitoni kryeqytetin e Shqipërisë.

“Shqipëria po shkëputet nga i ftohti. Pas dekadash në izolim, vendi i fundit i pazbuluar europian po shkon drejt modernizimit. Tirana është zemra e këtij plani”, shkruan “The Independent”.

Sipas saj, nëse shkoni për 48 orë në Tiranë, disa vende duhen parë me patjetër. Në këtë artikull sugjerohet ku mund të kalohet bukur dhe cilat janë restorantet apo hotelet më të mira.

Vendi i parë i sugjeruar është Dajti Ekspres, teleferiku i vetëm në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkan. Përveç sfidave në Parkun e Aventurave (me nivele të ndryshme), aty mund të argëtohesh edhe me sporte të tjera, tipike për njerëzit aventurierë. Ky vend përrallor gjendet në malin e Dajtit, krejt pranë Tiranës.

Vendi i dytë është Bunk’ Art, një dëshmi e regjimit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Europa tashmë e di se Shqipëria gjatë asaj periudhe ka pasur shumë bunkerë dhe dy prej tyre janë ruajtur me kujdes si hapësira eventesh për artin dhe historinë.

Doni hotel të mirë? “Plaza” nga “The Independent” klasifikohet e para në Tiranë. Aty gjithçka është në nivel të lartë dhe jo më kot dhomat çift nisin me çmim 110 euro. “Theranda” gjithashtu është një vend i sugjeruar, i cili është një hotel me kopsht në lagjen më të famshme tiranase, “Blloku”. Dhomat nisin me çmime 40 euro. Nuk duhet harruar as Dajti Tower Belvedere, pra hoteli i kompleksit Dajti Ekspres në malin e Dajtit. Çmimi i dhomave atje është 60 euro. E veçanta e këtij hoteli është se ka një kat të lëvizshëm dhe një pamje fantastike nga qyteti.

Ku të hani? Ka vende plot. “Era Vila” sipas prestigjiozes britanike renditet e para, pasi ka një atmosferë të ngrohtë dhe të bën të ndihesh shumë mirë. I dyti vjen restoranti “Ballkoni i Dajtit”, që do të thotë se rikthehemi sërish në kompleksin Dajti Ekspres. Pamja që ofrohet nga ky restorant modern, i ndërtuar tamam si ballkon në shpat të malit të Dajtit, është marramendëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: