Connect with Us

Media italiane/Korça është xhevahiri i fundvitit, e dinë të gjithë

Kultura

Media italiane/Korça është xhevahiri i fundvitit, e dinë të gjithë

Publikuar

-

Shkrimi i mëposhtëm është përshtatur nga Vado in Albania

Që Korça është një xhevahir, kjo tashmë është e qartë për të gjithë, qyteti njihet ndryshe edhe si Parisi i vogël. Nuk është asgjë tjetër veçse një qytet i mrekullueshëm, i rafinuar dhe elegant. Por Korça, për mendimin tim është shumë më shumë. Është qytet tipik shqiptar, shqiptar deri në deje dhe këtë mund ta ndjesh në zemrat e të gjithë banorëve që jetojnë aty.

Kujtojmë se është qyteti ku ka lindur shkolla e parë shqipe nën sundimin turk. Sot shkolla e parë shqipe është shndërruar në muze. Muzeu i Abc-së është vendi ku mund të admirohen dokumenta shekullore, të cilat dëshmojmë kulturën që kanë trashëguar shqiptarët ndër vite.

Veç faktit që është kënaqësi e përgjithshme vizita në Korçë, duhet të themi se qyteti njihet dhe si djep kulture në Shqipëri. Zona e Korçës njihet gjithashtu edhe për kulturën kulinare të larmishme. Gatimet e kësaj zone, nuk janë vetëm të shijshme, ajo që i bën të veçanta është edhe përgatitja e tyre me produkte bio, të cilat vijnë direkt nga kopshtet e fshatarëve

Për t’u ushqyer në Korçë, mjafton të vizitosh një nga restorantet e shumtë tradicionalë, ose të bësh një xhiro në treg,ku mund të gjesh produkte të shumta bio. Në Korçë, gjyshet vazhdojnë të gatuajnë dhe të kalojnë recetat brez pas brezi.

Kthehemi tek periudha e festave të fundvitit në Korçë. Shihni fotot e mëposhtme. Si ju duken?

 

 

Në zonën e pedonales dhe të pazarit mund të prisni ndërrimin e viteve, tek një nga baret e shumtë të qytetit. Mund të shkëmbeni puthje, në qytetin e dashurisë, aty ku herë pas here këndohet ende ndonjë serenatë poshtë ballkonit./Cna.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Manifest i artit të ri shqiptar të pavarur”/ Shfaqje magjepsëse në qytetin antik

Publikuar

-

Nga

Mund të flitet, pa hezitim, për një «manifest të artit të ri shqiptar të pavarur». Kaq e veçantë dhe kërkuar, por në të njejtën kohe naive (kuptimi më i bukur i fjalës), është ajo çka u vu në skene në Vlorë, në Parkun Arkeologjik të Orikut, mes ullinjve dhe mermerëve të qytetit antik.

Nën krahët mbrojtës dhe fluturues së muzikës së Aulon Naçit, monologu i shkruar dhe i vetë interpetuar i Aleksandros Memetaj, ndërpirtet nga performanca trupore e balerinit të talentuar Errik Nour. Teatër, balet dhe muzikë, dhe momente ku çdo gjë ndalet si e frikësuar prej zërit të baritonit Solen Allla që sikur ka rolin dhe misionin të rikrijojë hjierarkinë fillestare të artit: fjala e kënduar mbi të gjitha.

Një ide mëmë, që tërheq pas vetes forma të ndryshme Artit, për të krijuar diçka përtej shumës së pjesëve. «Kërkova këtë ndërhturrje dhe këte ide, një “dialog” zhanresh, i bindur dhe i ndërgjegjshëm për vështirësitë jo vetëm teknike, por filozofike dhe ekzistenziale që sjell ndërmarrja e një tentative të tille në Art» – thotë Komposzitori Aulon Naçi, edhe drejtor Artistik i mbrëmjes . «Doja të bëja bashkë fjalorë të ndryshëm të artit në një kontekst natyral, në qytetin tonë, duke lënë të bashkëbisedojnë jo vetëm zhanret më njeri tjetrin, por dhe artistët individualisht, duke njohur identitetin, karakterin artistik dhe nivelin e tyre» – vazhdon Auloni.

Tema e kësaj mbrëmjeje është ajo e “nënës” shqiptare, por dhe metaforë e vendit dhe qytetit. Fjalët e Aleksandros Memetaj shprehin në skenë kalimin nga “nëna” biologjike, tek “nëna” shoqërore; qytetin njohur si nënë me krahët hapur dhe gjirin e saj të gjerë që veç ka pritur e mbrojtur qysh prej historisë, që duket sikur kerkojnë ta kthejnë në një “njerkë” dhe që bën të vuajnë bijtë e ndjeshëm të saj.

Kthim tek nëna, si mëmë dhe por gjyshe duke rrëmuar në ato rrënoja shoqërore shpëtuar progresit për të gjetur grimca poezie akoma endur rrugëve të qytetit. E ndoshta akoma, aty ku nuk mendohet, ndër pleqtë e dominove nën hijet ullinjve e peshkatarët e lagjeve të vjetra, apo në shprehitë e plakave dhe atyre pak femijëve të lire, aty poezia flet.

Në të njëjtën mënyrë, siç kjo poezi e rrugëve arrin të shpëtojë ende prej “ndriçimit” artificial të pushtetit, apo shkatërrimit monolitik të ndërtimeve me kate, edhe ky «manifest» dhe art, kërkon t’i mbijetojë faqosjes së detyruar që i bëhet artit prej shitësve zyrtarë të spektaklit pushtetvarur nga njëra anë, por dhe tallavaizmit dhe serenatizmit mesatarizues, egzigjenc jo vetëm e botës së fitimit por dhe e masave vertikalisht të riemargjinuara.

Duhet folur për një «manifest të artit të ri shqiptar», pikërisht sepse, dhe theksoj «të ri», ura me të vjetrën autentike është shkatëruar, edhe e reja nuk ka qenë e denjë dot as për të qenë një varkë-urë me litar, për të shkuar përtej. Do folur për manifest, ose për hurë të themeleve të një arti të ri, sepse tek këta artistë përqëndrohen jo vetëm zotësia, talenti dhe hapësira mendore e artistike e një zhvillimi të identitetit artistik kombëtar në një botë “tjeter”, europiane, por pikërisht prej saj dhe arritjet personale mes furtunave të fateve pertej, ata identifikohen me «pavarësinë» artistike, gjykuese, ekzistenciale por dhe të mbipushtetshme.

Pra, nuk ishte veç një mbrëmje thjesht larg dritave të mermerit kryeqytetas, larg objektivave të shtrenjta të televizioneve “kombëtare”, gjithnjë e më tepër televizione lagjesh së Tiranës, por këta artistë kanë një frymë përtej ndriçimit mbi sheshe, për të kërkuar dritën në thellesitë e brendshme të shpirtit.

Edhe nuk ka nevojë për më tepër shkrime mbi kush janë, apo bjografitë e tyre. Por, krahë tre artistëve të lart përmendur qëndrojnë, regjizori Neritan Mehmetaj, të cilit mes të tjerash i shkon merita e skenës që në mënyrë perfekte përkthen vizivisht shpirtin naiv të këtij që quajta “manifest”; instrumentistët e talentuar të orketrës: pianistja e njohur Ardita Bufaj, kuarteti i harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi, fizarmonikë Elton Balla, perkusion Mirjan Sulovari.

Në mbyllje, kontributi material i realizimit është mbajtur nga Konsullata Italiane e Vlorës falë pasionit për artin autentik që karakterizon drejtuesit e saj, që ka kontribuuar në “rikthimin” e këtij Arti dhe artistëvë në Vlorë e në Shqipëri; gjithashtu Bashkia Vlorë .

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Duhet fshirë në gjenezë nga tullat”/ Kastro Zizo reagon ashpër për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e ka krahasuar teatrin me një bordello. Kastro Zizo ka treguar se nuk është aspak dakort me protestat që po bëhen pasi sipas tij duhet fshirë deri në gjenezë.

Statusi i plotë i Kastro Zizos

Këngëtari thekson se se ajo godinë është një bordello që duhet fshirë në gjenezë. Sipas tij ajo ka qenë një vend ku bënin seks 10 persona.

“Do doja të bëja një status të gjatë për ktë çeshtjen e teatrit…thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”, ai vend që bënin seks dhe 10 njerëz në një dhomë…ai vend që më vonë u bë djepi i artit Kombëtar.

Nëse ne jemi kështu…pra, kujtues të Orgjisë Kombëtare le të qëndrojë aty…ku ti marri frymën regjisorëve e aktorëve…shkrimtarëve dhe publikut me dhe pa nder. Mua s’më rruhet shumë nëse aty ndërtohet diçka../do të vidhet diçka…do të abuzohet diçka… Unë di që Arti i vërtetë bëhet në rrugë…por jo në një rrugë KOMUNISTE! Bëni ç’të doni, por mos harroni të kruani TOPET para se t’i uroni fat TEATRIT QË KA NEVOJË PËR ART DHE JO PËR BRITMA PËR PAK VËMENDJE! Zoti ju bekoftë siç bekoi njeriun para se ti jepte mollën!”– shkruan Kastro Zizo në rrjete sociale.

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro.

Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” , këtu në Korçë”-shkruan Meko.

Postimi i plotë

Gjithnje gojemjalt e zemer behar; si per te me zbutur kur une e qortoj se perse s’ me ben nje zile e t’i dergoj nje makine ta sjelle, me fut krahun e me terheq per nga kafja, nderkohe qe Tonin Frroku nis ta ” pershendes” me batutat e tij gjithe kolor ; – e si ka kene zotnia juj, o partizani i EAM-t…?

S’ rreshtin batutat mes tyre…Koçua folë e qesh me gjithe shpirt, duke na krijuar nje atmosfere aq gazmore …

Ndoshta rast unikal ne historine e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, ne skene e bashkebisedimm, çfaq tiparet e nje aktori ne moshen me vitale te tij; memorje, energji e logjike !
S’i ndahet qe s’i ndahet skenes- na tregon se së shpejti do te shkojne ne Gjirokaster me “Kopracin”, do te jete pjesmares ne “Koko-Fest” , ketu ne Korçe etj…si edhe per monografine e sapo perfunduar, kushtuar Dhimiter Trajçes…qe sipas tij, mbetet ikona dhe themeluesi i Teatrit te pare partizan ne shqiperi …por edhe atij korçar !

Ç te them tjeter per Koçon, pervecse vizitat e tij ne Rtsh Korca, jane evente e perjetohen me mbresa, prej te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: