Life Style
Niveli i inteligjencës varet nga rradha e lindjes, e thotë shkenca

Studiuesit kanë zbuluar se fëmijët më të mëdhenj në mënyrë konstante kanë pasur pikë më të larta sa i takon inteligjencës së tyre. Ky nivel pikësh që përcaktojnë intelektin bie lehtas për çdo fëmijë që vijon. Gjithashtu është zbuluar se fëmijët më të mëdhenj kanë pasur më shumë sukses.
Ky test konsiston në pyetje që kanë të bëjnë me rradhën e lindjes, inteligjencën dhe pesë karakteristikat kryesore të personalitetit: Dakordësi, ndërgjegjshmëri, qendrueshmëri emocionale, marrëdhëniet me të tjerët si dhe imagjinatë.
Ka shumë teori në lidhje me këtë çështje. Një prej tyre thotë se fëmijët më të mëdhenj janë më inteligjentë sepse kanë marrë gjenet e prindërve kur ata kanë qenë të rinj. Një tjetër arsye është fakti që fëmija i madh shërben si kujdestar për fëmijët më të vegjël.
Cilado të jetë arsyeja shkencëtarët thonë se të jesh fëmija më i madh të jep shumë avantazhe./Cna.al