Kuriozitete
Veprimet e përditshme që na bëjnë të plakemi 10 herë më shpejt

Shqetësimi i tepërt
Stresi mund të influencojë shëndetin mendor, emocional si dhe atë fizik. Kështu që do të duhet të provosh të mos stresohesh dhe të qendrosh më i qetë.
Nëse je duke e marrë jetën shumë seriozisht je duke përshpejtuar procesin e plakjes. Arsyeja është e thjeshtë stresi ndikon në prodhimin e kortizolit dhe norepinefrinës, dy hormone negative që ndikojnë në sistemin imunitar dhe ulin presionin e gjakut, kjo bën që ju të jeni më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ushqimi i keq
Nëse ke zakone të këqija të të ushqyerit dhe nuk merr të gjitha vlerat ushqyese mund të veprosh teksa je ende në kohë. Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë kurrë në menunë tuaj. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndikojnë në minimizimin e sulmit që i bëhet qelizave nga radikalet e lira. Lajmi i mirë është që këto produkte mund të ngadalësojnë procesin e plakjes, kështu që bëni mirë ti konsumoni.
Mungesa e aktivitetit fizik
Rreziqet e një jete sedentare nuk janë diçka e re për askënd dhe ka realisht qindra raporte, dokumenta e intervista të cilat flasin për rreziqet që sjell kjo mënyrë jetese.
Mungesa e aktivitetit fizik nuk shkakton vetëm mbipeshën,por edhe rrit riskun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Nëse dëshironi që të jeni në formë do të duhet të bëni çdo ditë rreth 30 minuta ushtrime fizike. Veç ngadalësimit të procesit të plakjes studimet kanë treguar se aktiviteti fizik rrit edhe parashikimin e jetëgjatësisë me rreth 10-vite./Cna.al