Connect with Us

Të mësojmë se si të dallosh një njeri manipulues

Kuriozitete

Të mësojmë se si të dallosh një njeri manipulues

Publikuar

-

Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që sociopatët janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që të krijojnë situata manipulative, këta persona mund të kenë si karakteristika elementët e shkruar më poshtë

  • Mjeshtra të mashtrimit dhe manipulimit
  • Flasin shpejt
  • Bëjnë viktimën
  • Kërkojnë hakmarrje
  • Kanë personalitet dominant
  • Nuk kanë empati
  • Janë impulsivë në situata rreziku

Për të dalluar personat sociopatë dhe manipulues ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre elementëve:

Fjalëve të tyre

Kushtoji vëmendje fjalëve që përdorin ata, nëse përdorin fjalë ekstremisht të mira dhe pozitive, apo fjalë ekstremisht negative. Në shumicën e rasteve ata kalojnë nga njëri ekstrem tek tjetri, ndaj dhe ju bëjnë konfuzë me sjelljet e tyre.

Nuk i kushtojnë rëndësi emocioneve tuaja

Ata janë totalisht indiferentë për mënyrë se si ju ndjeheni, nuk i kushtojnë aspak rëndësi emocioneve dhe ndjesive tuaja.

Sjellja e tyre

Është më e lehtë që ta dallosh një sociopat me sjelle manipulative kur injoron fjalët e tij dhe e transferon vëmendjen tek sjellja.Kushtoji vëmendje sjelljes ekstreme që 90 % e personave nuk do ta bënin kurrë.kjo sjellje në rastet më të shumta mbulohet me shfajsime dhe justifikime, këto të fundit janë tipike për sociopatët. Ata konsiderohen si të papaërgjegjshëm nga studiuesit e fushës dhe shumë rrallë e ndjejnë se janë vërtet duke gabuar, nuk kërkojnë kurrë falje edhe kur nuk kanë një shfajësim, apo justifikim të denjë për të bërë./Cna.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Foto/ Lind foshnja me katër këmbë dhe tre duar

Publikuar

-

Nga

Një grua në Indi ka lindur një vajzë me katër këmbë dhe tre duar dhe një djalë i cili është krejtësisht normal dhe i shëndetshëm. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja nuk kishte qenë në vizitat rutinë tek gjinekologia dhe si pasojë nuk është parë që fëmija ishte anormal.

Mjekët mendojnë se gruaja do të sillte në jetë tri binjakë por duket se njëra nga lidhjet është shkëputur.

Raju Gurjar, 24 vjeç, lindi të Premten në një spital të drejtuar nga qeveria në Tonk, Rajasthan. Ndërsa djali është absolutisht i shëndetshëm, vajza lindi me një seri shtesë të këmbëve dhe duarve që mbulonin tërë gjoksin dhe barkun e saj. Mjekët besojnë se gjymtyrët shtesë mund të hiqen përmes operacionit.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nga Florida në Tajlandë/ Zbuloni 7 vijat bregdetare më të bukura në botë

Publikuar

-

Nga

Brigje, plazhe, ishuj, oqeane, male, shkëmbinj dhe gadishuj. Nëse doni t’i shihni të gjitha këto, atëherë “MailOnline Travel” ka menduar për ju dhe ka publikuar disa prej fotove më spektakolare të vijave bregdetare në botë.

Më sipër do të shikoni një fotogaleri me vijat bregdetare që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme.

Tajlandë

Ishujt Faroe

Florida

Marok

Irlande

Indonezi

Marseje

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Më heqin stresin”/ Njihuni me vajzën që tronditi njerëzit me hobin e saj të frikshëm

Publikuar

-

Nga

Një 27-vjeçare në Australi, i ka shokuar të gjithë me “fiksimin” e saj për merimangat e mëdha në fytyrë.

Tarni Roebuck nga Queensland, i pëlqen shumë krijesat me 8 këmbë, t’i mbajë në fytyrë dhe t’i filmojë dhe më pas ajo i ndan videot me ndjekësit e saj në Instagram.

Tarni filloi të merreshe me merimanga përpara 4 vitesh dhe thotë se ato janë një formë terapie për fytyrën pasi janë shumë te lehta dhe kur ecin duket sikur e masazhojnë.27-vjeçarja thotë gjithashtu se gjatë këtyre viteve nuk është pickuar asnjë herë të vetme nga to dhe se do që t’u tregojë njerëzve që merimangat nuk kanë pse të jenë krijesa të frikshme.

Ajo thotë se:

“Ndihem shumë e relaksuar dhe shpesh edhe emocionuar sidomos nëse jam duke mbajtur ndonjë nga speciet e mia të preferuara. Më pëlqejnë më shumë merimangat me mëdha. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me merimangat të cilat më shërbejnë si antistres dhe më ndihmojnë që të kujtohem të shijoj gjërat që më rrethojnë.”

 

 

***

LEXO TE PLOTE