Connect with Us

AMA i tërheq vëmendjen Top Channel, konstaton shkelje në emisionin e Arbana Osmanit

Kryesore Show Biz

AMA i tërheq vëmendjen Top Channel, konstaton shkelje në emisionin e Arbana Osmanit

Publikuar

-

arbana osmani

Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizionit “Top Channel”, pasi ka konstatuar shkelje në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të moderuar nga Arbana Osmani.

Vendimi i AMA-s, sikurse edhe citohet në letrën drejtuar Top Channel vjen pas reagimeve masive në rrjetet sociale, por edhe nga reagimi i 36 organizatave, të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje, viktimë e dhunës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj, u cilësua si rast abuzimi dhe nxiti një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj  tyre.

Kështu,  AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel.

“Ama vendosi sanksionin “Tërheqje vëmendje” ndaj subjektit tuaj audiovizv. në rast përsëritje të shkeljes, do të fillojë procedimin sipas kërkesave të parashikuara ligjore”- thuhet në letrën dërgua televizionit kombëtar, firmosur nga kreu i AMA-s Gentian Sala.

Gjatë transmetimit të programit me 12 janar 2019 , u përshkrua në mënyrë të detajuar historia e një gruaje viktime e dhunës në familje ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës.

Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi.” – citohet ndër të tjera në raportin e Ama-s. Burimi:gazeta sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: