Connect with Us

Flori Mumajesi flet për vendimin e vështirë për t’u shkëputur nga muzika: “Më mundon prej kohësh!”

Kryesore Show Biz

Flori Mumajesi flet për vendimin e vështirë për t’u shkëputur nga muzika: “Më mundon prej kohësh!”

Publikuar

-

flori mumajesi

Para pak ditësh këngëtari i njohur Flori Mumajesi ndau me ndjekësit e tij në Instastory një mendim që sipas tij e shqetësonte prej kohësh:

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpeshherë e mendoj vërtet! Ju dua!”

Një gjë e tillë shkaktoi shumë reagime në mbarë opinionin publik dhe shumica prej fansave të tij kishin në kokë pyetjen: A do largohet Flori përfundimisht nga muzika?

Por me anë të një videoje të postuar sot në rrjetin social Instagram, këngëtari na qetësoi të gjithëve dhe i dha fund çdo dileme.

Ja si shprehet kantautori lidhur me vendimin për t’i dhënë apo jo fund karrierës së tij në muzikë:

“Para pak ditësh me anë të një postimi, ndava me ju një ndjesi, një emocion, të cilin në fakt, e mendoj prej kohësh, më vjen herë pas here dhe të jem i sinqertë më mërzit, më shqetëson!
Por thashë le ta ndaj me juve!

Dhe në fakt nga mesazhet, nga komentet që më kanë ardhur, nga miq, kolegë, dashamirës, juve, kuptoj që nuk jam gati akoma të largohem nga ajo. E kam shumë të vështirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh, që e dua kaq shumë prej kaq vitesh!

Kështu që sot me diell edhe shpirtin mendoj që në këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij tek ju t’ju përqafoj, bashkë me atë, me muzikën, siç kam bërë gjithë këto vite. Ju faleminderit dhe të dielë të këndshme të gjithëve!”- tha Flori.

Tani jemi sy e veshë për të zbuluar këngën e re të Florit, që me siguri do jetë aq emocionuese si çdo këngë tjetër e këngëtarit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: