Connect with Us

Romantik apo i prerë? Si flirton me mesazhe secila shenjë e horoskopit

Kuriozitete

Romantik apo i prerë? Si flirton me mesazhe secila shenjë e horoskopit

Publikuar

-

shenja horoskop

Të gjithë kemi flirtuar të patën një herë në jetë. Ju ka ndodhur me atë djalin/vajzën tërheqëse, ndërsa ndodheshit me miqtë të ulur në banak, me kryqëzimet e shikimeve në lokal apo në rrugë, me përkëdheljen që i bëni flokëve, me ndërrimin e këmbëve, me prekjen e mjekrës, e shumë teknika të tjera, të cilat i bëjmë në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Por së fundmi një mënyrë e mirë për të filtruar është edhe ajo me anë të mesazheve në celular, apo në mediat sociale. Ja çfarë zbulojnë shenjat e horoskopit për ju:

Dashi

Në përgjithësi mesazhet e Dashit përfundojnë me “lol”, “hahaha”, “hihi”, shoqëruar me emoji-t përkatës. Ndoshta ju mendoni se ajo që i shkruani i bën për të qeshur, por në të vërtetë kjo është mënyra e tyre për të përkëdhelur.

Demi

Mesazhet e Demit janë të mbushura me pyetje të pafundme. Kjo është mënyra e tyre për të mbajtur bisedën të gjallë.

Binjakët

Nëse në “inbox”-in e telefonit tuaj gjenden 85 mesazhe, dijeni që 84 prej tyre i ka dërguar një person i shenjës së Binjakëve. U pëlqen të dërgojnë mesazhe të shkurtra me një ose dy fjali.

Gaforrja

Gaforret janë romantikë të lindur. U pëlqejnë mesazhet e gjata sa një çarçaf. Kjo është mënyra e tyre e vetme për të treguar që ju kanë për zemër.

Luani

Mendoni se Luani ka kohë të flirtojë me mesazhe? Imazhi shet gjithçka dhe Luani e di këtë më së miri. I pëlqen të dërgojë sa më shumë foto.

Virgjëresha

Për një Virgjëreshë mënyra më e mirë për të arritur në zemrën e dikujt është duke u përkëdhelur si fëmijë. I pëlqen shumë të dërgojë “gif” dhe ikona me mace, bebe dhe fytyra të lumtura.

Peshorja

Peshorja është gjithmonë e zënë me punë. Praktikisht nuk ka kohë për asgjë, madje as për të dërguar një mesazh. Mesazhet e saj janë shumë pragmatike.

Akrepi

Akrepi nuk di si të fshehë ndjenjat. Mesazhet e tij janë shumë të qartë dhe koncizë.

Shigjetari

Duket sikur Shigjetari nuk ka asnjëherë kohë për t’iu kthyer përgjigje. Në të vërtetë në shumicën e kohës ai kthen përgjigje shumë vonë.

Bricjapi

Bricjapi është i varur plotësisht nga përdorimi i ikonave. Mendon se mes tyre mund të shprehë më së miri emocionet dhe ndjenjat e tij.

Ujori

Për Ujorin, biseda ballë për ballë është shumë herë më e natyrshme për të flirtuar dhe për të shprehur ndjenjat. Mesazhet e tyre janë shumë të thatë dhe praktikë.

Peshqit

Peshqit kanë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të shkruar edhe në orën 02:00. U pëlqen të shprehin gjithë emocionet e tyre me anë të fjalëve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

FOTO-Art me natyrën/ Fotografi francez tregon veprat e tij dhe do të mbeteni pa mend

Publikuar

-

Nga

Ai i sheh fytyrat dhe parashikimet e ardhshme në imazhe nga natyra. Yndërrimtar, të zgjuar dhe me një kuptim të thellë pas tyre – këto janë veprat e artistit dixhital nga Parisi, Fabien Barrau . Gjatë ditës ai punon në reklamat për markat kryesore, por natën ai krijon vepra të jashtëzakonshme me ndihmën e dronit […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Vendi dhe koha e duhur/ 12 fotografitë më të bukura të cilat janë kapur “rastësisht”

Publikuar

-

Nga

Nëse ju pëlqen fotografia, atëherë e kuptoni se çfarë duhet për ta bërë atë më të mirën.Disa përpjekje, poza të ndryshme dhe një përzgjedhje e gjatë e pamjes perfekte. Por ka disa njerëz të talentuar që janë të aftë të kapin momentin e duhur dhe secili prej nesh mund të zhytet në botën e tyre […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nga paragjykimet tek industria e modës/ 8 gjërat që po “zhduken” në botën moderne

Publikuar

-

Nga

Ekzistojnë shumë lloje të diskriminimit në shoqërinë tonë dhe ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë gjithçka menjëherë. Por, disa gjëra kanë ndryshuar, ose të paktën janë në proces të ndryshimit. Njerëzimi gradualisht mund të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj personave me aftësi të kufizuara, racës, grave dhe madje mund të bënte ndryshime në industrinë […]

LEXO TE PLOTE