Connect with Us

E thotë shkenca: Këto 3 njoftime që marrim në telefon na trishtojnë dhe na bëjnë me nerva

Life Style

E thotë shkenca: Këto 3 njoftime që marrim në telefon na trishtojnë dhe na bëjnë me nerva

Publikuar

-

Ku do të ishim ne sot pa smartphone-at tanë?

Përveç se i kemi mjete pune dhe mbështetemi për gjithçka tek ata, telefonat celularë janë bërë aq të nevojshëm në kohën e sotme saqë nuk bëjmë dot pa ta.

Sipas “The Telegraph”, gati një e treta e njoftimeve që marrim në telefon na bëjnë armiqësore, të mërzitur ose nervozë.

Këto tre njoftime që na ndryshojnë humorin për keq, janë ato që lidhen me punën, përditësimet e telefonit dhe njoftimet e disponueshmërisë me Wi-Fi.

Studimi i cili u zhvillua nga Universiteti i Nottingham Trent, zbuloi se telefonat na bëjnë thjesht të palumtur.

“Është e qartë se njoftimet shoqërore i bëjnë njerëzit të lumtur, por kur ata marrin shumë njoftime të lidhura me punën ose jo-njerëzore, ndodh efekti i kundërt”, tha Dr. Eiman Kanjo, një nga autorët e studimit.

Kështu që nuk është çudi pse jeni vazhdimisht në humor të keq!

Aktualitet

Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

Publikuar

-

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë .

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Burimi:blitz.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot që nuk do humbasin kurrë në memorien tonë/ Njihuni me imazhet më të rëndësishme të historisë

Publikuar

-

Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa fotografi janë me vlerë të paktën një milion.

Edhe pse këto foto legjendare mund të njihen nga të gjithë, prapë ato vazhdojnë të na habisin sikur t’i shihnim për herë të parë.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Veshje të shtrenjta dhe familje të lumtura/ 10 fotot që tregojnë se rrjetet sociale janë gënjeshtër

Publikuar

-

Teknologjia dhe mediat sociale kanë “pushtuar” botën dhe të gjithë mundohen që përmes fotove të tregojnë se jeta e tyre po shkon për mrekulli.

Vakte të shtrenjta, tavolina të shtruara për mrekulli, veshje të shtrenjta, familje që jetojnë në harmoni, udhëtime rreth botës dhe të tjera si këto, i shohim për ditë në Instagram.

Për të kuptuar diferencën mes realitetit dhe gënjeshtrave që themi për ditë në rrjet në ju kemi sjellë në foto-galerinë e mëposhtme disa foto gazmore që flasin më shumë se vetë fjalët.

LEXO TE PLOTE