Connect with Us

Pesë arsyet që i bëjnë bebet të qajnë teksa bëjnë banjë

Fëmija

Pesë arsyet që i bëjnë bebet të qajnë teksa bëjnë banjë

Publikuar

-

femije-bebe ne dush

Rrjedhja e ujit në sy.

Të vegjlit nuk e kanë konceptin e mbylljes së qepallave si refleks për të shmangur trupat e huaj që të mos hynë në sy. Rrjedhja e vazhdueshme e ujit mund të jetë një ngacmues dhe mund ta bëjë foshnjën të qajë. Çfarë mund të bëni? Përdorni një maskë në kokë për të mbrojtur sytë dhe për të shmangur derdhjen e ujit në fytyrë.

Puçrra ose plagë që djegin.

Nëse fëmija juaj vuan nga skuqje ose plagë, kontakti me ujin dhe sapunin mund të shkaktojë ndjesinë e djegies dhe të shkaktojë shqetësim tek fëmija. Çfarë mund të bëni? Shmangni aplikimin e sapunit dhe ujit të tepërt në zonat e prekura dhe prisni derisa skuqjet të zhduken për të filluar regjimin e plotë të larjes.

Temperatura e pakëndshme e ujit.

Ndoshta kjo është arsyeja më e shpeshtë pse fëmijët e urrejnë dushin. Të sapolindurit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës dhe uji shumë i ftohtë ose tepër i nxehtë mund t’i bëjë ata menjëherë të ndiejnë dhimbje. Temperatura e trupit, e cila është rreth 37 gradë celsius është temperatura më e mirë për ta larë fëmijën tuaj. Çfarë mund të bëni? Kontrolloni temperaturën e ujit duke përdorur bërrylin tuaj ose përdorni një termometër për të pasur një mendim më të saktë. Zhyteni fëmijën tuaj ngadalë në ujë për t’i lejuar atij të mësohet në të

Uria.

Uria mund të jetë një arsye tjetër që e bën fëmijën tuaj të qajë kur e lani. Nëse foshnja nuk ushqehet siç duhet, ka të ngjarë të irritohet, veçanërisht gjatë larjes. Çfarë mund të bëni? Është e domosdoshme ta ushqeni foshnjën tuaj dhe të prisni rreth 30 deri në 45 minuta para se ta lani për të lejuar që ushqimi të përthithet nga trupi.

Frika nga sapuni.

Përzgjedhja e sapunit të duhur për të voglin tuaj është thelbësore. Sapuni mund të shkaktojë acarim të lëkurës, ose fëmija mund të ketë një frikë se sapuni i hyn në sy duke i shkaktuar një ndjesi djegie. Çfarë mund të bëni? Konsultimi me një mjek është mënyra më e mirë për të vlerësuar llojin e lëkurës së bebes suaj dhe sapunin që do të jetë më i përshtatshëm për të. Përdorni sapun dhe shampo të bërë posaçërisht për të vegjlit dhe shmangni përdorimin e atyre që bëhen për të rriturit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Fëmija

Prindër mbani vesh/ Këto janë arsyet pse fëmijët nuk ju dëgjojnë

Publikuar

-

Nga

arsyet pse femijet nuk degjojne prinderit

Flisni shumë gjatë Gjatë një bisede me fëmijët duhet të konsideroni edhe moshën e tyre. Fjalët e komplikuara nuk mund të kuptohen prej tyre, ndaj dhe nuk do të arrijnë as të përqendrohen. Nëse ke kohë mendoje para atë që do të thuash dhe do ta kuptosh se sa e lehtë do të jetë që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fëmija

Studimi/ Nënat “mbytëse” i bëjnë fëmijët më të suksesshëm

Publikuar

-

Nga

nenat kerkuese femije te suksesshem

Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke u marrë me studimin e sjelljes së adoleshentëve është arritur në përfundimin se nënat kërkuese bëjnë që fëmijët e tyre të bëhen më të suksesshëm. Kjo pasi nënat e tilla e mësojnë fëmijën me detyra dhe me afate. Një fëmijë i mësuar kështu që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fëmija

Gjashtë vjeçari i verbër trondit rrjetin/Luan në piano këngën legjendare pa marrë asnjë ditë mësime

Publikuar

-

Nga

6 vjecari qe tronditi rrjetin

Tashmë i njohur edhe si “Mozarti i vogël, ai është duke habitur rrjetet sociale falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme për të luajtur në piano Bohemian Rhapsody, me një siguri autoriale  të paimagjinueshme. Avett Ray, sipas së ëmës ka filluar të luajë pa bërë ende një vjeç. Një ditë ai ka shkuar vetë drejt pianos […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: