Connect with Us

Tre rregulla thelbësore  për të edukuar fëmijën pa ngritur zërin

Fëmija

Tre rregulla thelbësore  për të edukuar fëmijën pa ngritur zërin

Publikuar

-

femije dhe nene

Komunikimi joverbal

Fëmijët lodhen nga ulërimat e vazhdueshme, ata nga kjo mund të kuptojnë gjërat gabim. Duke qenë se diskutimet bëhen me zë të lartë në mendjen e tyre mund të krijohet ideja se ai që ngre zërin më shumë fiton dhe diskutimin. Kjo do të krijojë një kakofoni, që nuk do t’i shërbejë aspak edukimit të tyre. Ajo që duhet të bëni ka të bëjë me përdorimin e komunikimit jo verbal. Pra të përdorni më shumë gjeste se sa fjalë, për të shkuar drejt dialogut me fëmijët tuaj. Një shikim i vendosur dhe toni i zërit mund të jenë shumë herë më të efektshme se sa ulërimat,të paktën kështu shprehen terapistët që i janë përkushtuar edukimit të fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre.

Përdorimi i gjuhës së duhur

Kur kemi të bëjmë me fëmijë është thelbësore, përdorimi i gjuhës së duhur.Është e mira të përdoret një e folur e thjeshtë pa forma urdhërore, pasi këto mund të shkaktojnë një efekt bumerang. Në raste të tilla këshillohet që fëmjës t’i shpjegohet me fjalë të thjeshta pse është gabim një veprim i caktuar në vend që t’i thuhet thjesht kjo  është gabim.

Vetëkontrolli

Vetëkontrolli nuk lind në mënyrë spontane dhe të papritur. Duhet shumë punë me veten që të arrish të kesh kontroll mbi sjelljet e tua. Pas një dite të gjate  në punë ju mund të keni akumuluar një sasi stresi e cila gjatë ditës do të bëjë që ju të shpërtheni mbi fëmijët tuaj. Mund të përpiqeni që të lini jashtë shtëpisë emocionet negative dhe të afroheni me qetësi tek fëmijët tuaj. Kujtoni që ata janë shumë të vegjël për të kuptuar stresin dhe tensionin tuaj./CNA.al

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fëmija

Prindër mbani vesh/ Këto janë arsyet pse fëmijët nuk ju dëgjojnë

Publikuar

-

Nga

arsyet pse femijet nuk degjojne prinderit

Flisni shumë gjatë

Gjatë një bisede me fëmijët duhet të konsideroni edhe moshën e tyre. Fjalët e komplikuara nuk mund të kuptohen prej tyre, ndaj dhe nuk do të arrijnë as të përqendrohen. Nëse ke kohë mendoje para atë që do të thuash dhe do ta kuptosh se sa e lehtë do të jetë që të komunikosh me fëmijët.

Britma dhe  ofendime

Një studim i bërë publik nga Child Development, thotë se fëmijët që kanë pësuar situata ku prindërit i kanë ngritur zërin, apo i kanë ofenduar janë më të predispozuar për të mos i dëgjuar këta të fundit.  Kjo ndodh pasi fëmijët kanë pësuar një traumë emocionale dhe do të jetë pak e vështirë për prindërit që të vendosin sërish urat e komunikimit me ta.

Shpërqendrimi

Prindërit shpesh janë shumë të shpërqendruar, ata mendojnë për punën, shtëpinë, faturat dhe ndër gjithë këto probleme fëmijët mbeten pak mënjanë.  Injorimi i fëmijës e dëmton shumë marrëdhënien  me të në nivel afatgjatë. Mund të mësosh të ndash kohën mes të gjitha impenjimeve, por mos harro impenjimi më i rëndësishëm që ke është fëmija. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Fëmija

Studimi/ Nënat “mbytëse” i bëjnë fëmijët më të suksesshëm

Publikuar

-

Nga

nenat kerkuese femije te suksesshem

Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke u marrë me studimin e sjelljes së adoleshentëve është arritur në përfundimin se nënat kërkuese bëjnë që fëmijët e tyre të bëhen më të suksesshëm.

Kjo pasi nënat e tilla e mësojnë fëmijën me detyra dhe me afate. Një fëmijë i mësuar kështu që në fëmijërinë e hershme do të bëhet i përgjegjshëm dhe i matur kur të rritet.

Këto nëna janë shumë të kujdesshme në lidhje me procesin e edukimit tek fëmijët e tyre dhe vendosin objektiva të larta për këta të fundit. Fëmijët në këtë mënyrë kanë më shumë besim tek vetja dhe kanë më shumë motivim për të arritur objektivat e tyre./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Fëmija

Gjashtë vjeçari i verbër trondit rrjetin/Luan në piano këngën legjendare pa marrë asnjë ditë mësime

Publikuar

-

Nga

6 vjecari qe tronditi rrjetin

Tashmë i njohur edhe si “Mozarti i vogël, ai është duke habitur rrjetet sociale falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme për të luajtur në piano Bohemian Rhapsody, me një siguri autoriale  të paimagjinueshme.

Avett Ray, sipas së ëmës ka filluar të luajë pa bërë ende një vjeç. Një ditë ai ka shkuar vetë drejt pianos dhe ka filluar të luajë  “Twinkle Twinkle Little Star”, një nga meloditë më  të njohura për fëmijë.

 

Deri këtu çdo gjë duket normale, por  fëmija i talentuar që ka mësuar se si të luajë në piano, pa marrë aspak mësime nga një profesionist, ka lindur me një sëmundje që prek dhe dëmton totalisht retinën e syrit. Ndaj dhe i vogli Avett është frymëzim, jo vetëm për talentin e tij por edhe për këmbënguljen për t’ja dalë përtej vështirësive fizike./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: