Kuriozitete
Studimi/ Njerëzit po kalojnë krizë në marrëdhëniet intime

Çiftet e rritura bëjnë më pak seks krahasuar me 20 vite më parë. Në vitet e para të shekullit të 20-të, gjatë vitit 2010 janë regjistruar 7 raporte seksuale më pak krahasuar fillimet e viteve 90’ dhe 9 raporte më pak krahasuar me fundin e viteve 90’.
Studimi i publikuar në revistën Arkivi i sjelljes seksuale është kryer duke analizuar të dhënat e përgjithshme të një studimi social. Ky pyetësor kishte pyetje mbi zakonet e amerikanëve të mbledhura gjatë viteve 1989 deri në vitin 2014 , ndërsa kisht përdorur një kampion prej 26.600 të intervistuarish. Njerëzit janë përgjigjur anonimisht për pyetjen: “Sa shpesh këni bërë seks në 12 muajt e fundit?” Të dhënat pastaj janë përpunuar për të nxjerrë një përfundim.
Të rriturit e angazhuar në lidhje të qendrueshme kanë po të njetën mesatare të raporteve seksuale me personat të cilët kryejnë marrdhënie të rastësishme. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ulet niveli i takimeve. Për çdo vit që kalon nga 25 vjeç e më shumë raportet ulen me 1.18 raporte më pak. Nga 80 raporte në vit kur jemi 25 vjeç kalohet në 20 raporte kur kalon 65 vjeç. Si shkaqe kryesore për uljen e raporteve intime, merren ndryshimi i stilit të jetesës si dhe rënia drastike e lidhjeve të qendrueshme. /CNA.al