Connect with Us

Dy këshilla  thelbësore për marrëdhëniet në shekullin e 21-të

Fëmija

Dy këshilla  thelbësore për marrëdhëniet në shekullin e 21-të

Publikuar

-

keshilla marredhenie

Mësoni të doni dhe respektoni heshtjen e partnerit

Nuk mund ta duam heshtjen, sidomos atë të tjetrit, gjithsesi duhet të mësohemi. Ne duam gjithmonë duam zhurmë dhe fishekzjarre, por harrojmë se jeta ka dhe pamje të tjera, mbase më pak të ndriçuara. Komunikimi  është thelbësor në  marrëdhëniet e qendruesheme , por herë pas here është e nevojshme edhe ndonjë pauzë produktive.

Mos lejoni që gjërat e vogla  të shkatërrojnë çdo gjë

Me kalimin e kohës edhe problemet më të vogla,si ushqimi i fëmijëve mund të bëhen shkas për lindjen e konflikteve më të mëdha. Ajo që bëjnë shpesh gabim çiftet e reja është anashkalimi i këtyre konflikteve,kjo bën që konflikti të mbetet në heshtje dhe të akumulohet inati,duke ndodhur kjo në momentin e përballjes, partnerët mund t’i thonë njëri-tjetrit fjalë të rënda,të cilat mund ta shkatërrrojnë marrëdhënien për gjithmonë./CNA.al

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fëmija

Prindër mbani vesh/ Këto janë arsyet pse fëmijët nuk ju dëgjojnë

Publikuar

-

Nga

arsyet pse femijet nuk degjojne prinderit

Flisni shumë gjatë

Gjatë një bisede me fëmijët duhet të konsideroni edhe moshën e tyre. Fjalët e komplikuara nuk mund të kuptohen prej tyre, ndaj dhe nuk do të arrijnë as të përqendrohen. Nëse ke kohë mendoje para atë që do të thuash dhe do ta kuptosh se sa e lehtë do të jetë që të komunikosh me fëmijët.

Britma dhe  ofendime

Një studim i bërë publik nga Child Development, thotë se fëmijët që kanë pësuar situata ku prindërit i kanë ngritur zërin, apo i kanë ofenduar janë më të predispozuar për të mos i dëgjuar këta të fundit.  Kjo ndodh pasi fëmijët kanë pësuar një traumë emocionale dhe do të jetë pak e vështirë për prindërit që të vendosin sërish urat e komunikimit me ta.

Shpërqendrimi

Prindërit shpesh janë shumë të shpërqendruar, ata mendojnë për punën, shtëpinë, faturat dhe ndër gjithë këto probleme fëmijët mbeten pak mënjanë.  Injorimi i fëmijës e dëmton shumë marrëdhënien  me të në nivel afatgjatë. Mund të mësosh të ndash kohën mes të gjitha impenjimeve, por mos harro impenjimi më i rëndësishëm që ke është fëmija. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Fëmija

Studimi/ Nënat “mbytëse” i bëjnë fëmijët më të suksesshëm

Publikuar

-

Nga

nenat kerkuese femije te suksesshem

Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke u marrë me studimin e sjelljes së adoleshentëve është arritur në përfundimin se nënat kërkuese bëjnë që fëmijët e tyre të bëhen më të suksesshëm.

Kjo pasi nënat e tilla e mësojnë fëmijën me detyra dhe me afate. Një fëmijë i mësuar kështu që në fëmijërinë e hershme do të bëhet i përgjegjshëm dhe i matur kur të rritet.

Këto nëna janë shumë të kujdesshme në lidhje me procesin e edukimit tek fëmijët e tyre dhe vendosin objektiva të larta për këta të fundit. Fëmijët në këtë mënyrë kanë më shumë besim tek vetja dhe kanë më shumë motivim për të arritur objektivat e tyre./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Fëmija

Gjashtë vjeçari i verbër trondit rrjetin/Luan në piano këngën legjendare pa marrë asnjë ditë mësime

Publikuar

-

Nga

6 vjecari qe tronditi rrjetin

Tashmë i njohur edhe si “Mozarti i vogël, ai është duke habitur rrjetet sociale falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme për të luajtur në piano Bohemian Rhapsody, me një siguri autoriale  të paimagjinueshme.

Avett Ray, sipas së ëmës ka filluar të luajë pa bërë ende një vjeç. Një ditë ai ka shkuar vetë drejt pianos dhe ka filluar të luajë  “Twinkle Twinkle Little Star”, një nga meloditë më  të njohura për fëmijë.

 

Deri këtu çdo gjë duket normale, por  fëmija i talentuar që ka mësuar se si të luajë në piano, pa marrë aspak mësime nga një profesionist, ka lindur me një sëmundje që prek dhe dëmton totalisht retinën e syrit. Ndaj dhe i vogli Avett është frymëzim, jo vetëm për talentin e tij por edhe për këmbënguljen për t’ja dalë përtej vështirësive fizike./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: