Connect with Us

Shkencëtarët amerikanë: Sipas Orës së Apokalipsit jemi vetëm 2 minuta larg mesnatës

Kuriozitete

Shkencëtarët amerikanë: Sipas Orës së Apokalipsit jemi vetëm 2 minuta larg mesnatës

Publikuar

-

Quhet “Doomsday Clock” dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin dhe ka qënë shumë afër mesnatës, që do të thotë “shkatërrim”, vetëm në një rast.

Shkencëtarët kanë njoftuar se Ora e Apokalipsit do të vazhdojë të qëndrojë dy minuta para mesnate, për të dytin vit radhazi.

Numërimi mbrapsht ka nisur që në vitin 1947 nga Buletini i Shkencëtarëve Atomike, ndërsa në atë kohë, ora shërbente si një metaforë për apokalipsin global.

Vitin e kaluar, ora lëvizi sërish me 30 sekonda në Janar. Që prej atëherë, ora ka mbetur dy minuta para mesnate.

Hera e fundit që akrepat e apokalipsit qëndronin dy minuta para mesnate ishte viti 1953, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit.

E krijuar fillimisht për të paralajmëruar rreth rreziqeve nukleare, ora simbolike shihet tashmë si paralajmëruese për faktorë si ndryshimet klimaterike dhe avancimi i inteligjencës artificiale.

Duke i konsideruar problemet e sotme si ndotja, ngrohja globale, rreziku i një lufte bërthamore dhe lufta informative si anomalitë e reja që ndodhin në tokë, Buletini i Shkencëtarëve Atomike shprehet se ora shpreh aktualisht gjendjen e zhvillimeve nukleare dhe atyre klimaterike.

Vitin që lamë pas, akrepat e Orës së Apokalipsit shkuan nga dy minuta e gjysmë para mesnate, në dy minuta, duke shkuar kështu më afër se kurrë orës së apokalipsit.

Akrepat iu afruan kohës së apokalipsit pas shqetësimeve për një luftë të mundshme bërthamore mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut pas ardhjes së Donald Trump në pushtet. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: