Connect with Us

Shkencëtarët më në fund kanë zbuluar çfarë e shkakton Alzheimer-in dhe si mund ta ndalojnë

Kuriozitete

Shkencëtarët më në fund kanë zbuluar çfarë e shkakton Alzheimer-in dhe si mund ta ndalojnë

Publikuar

-

Studimet dhe kërkimet më në fund janë duke u mbyllur për të gjetur shkaktarin e Alzheimier-it, sëmundja e pestë me më shumë viktima në të gjithë botën.

Një artikull i publikuar tek “New Scientist” zbulon se një tip bakteri, i njohur si shkaktar i sëmundjeve të gingivës së gojës, është çelësi për të gjetur dhe nga çfarë vjen Alzheimer-i. Dihet nga studime të mëparshme se kjo sëmundje vjen nga një strukturë e ndërtuar nga dy proteina e që vendoset në tru. Këto proteina zhvillohen dhe krijojnë disa pllaka të cilat bllokojnë lidhjet mes qelizave nervore dhe trurit. Kjo më pas çon në humbjen e kujtesës, vështirësinë me zgjidhjet e problemeve apo me gjuhën.

Disa ekipe kërkimore kanë arritur në përfundimin e njejtë që bakteri P.gingivalis mund të shkaktojë një inflamacion të të njejtës formë me Alzheimeri-n në tru. Këtë bakter e kanë gjetur dhe në trurin e njerëzve që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ishte shkaktari i saj apo gjendej aty si pasojë e Alzheimer-it , gjithsesi testimet e mëvonshme vërtetuan të parën. “Kjo është hera e parë që AND-ja e P. gingivalis gjendet në një tru njerëzor dhe të pllakave që formohen si pasojë e saj.”- thotë Sim Singharo i Universitetit të Lancashire, pjesmarrës në studim.

Edhe në njerëzit që nuk vujanë nga sëmundja e rëndë janë gjetur gjurmë të këtij bakteri por në një nivel shumë më të ulët. Mund të marrë dekada që dy proteinat e sipërpërmendura të akumulohen në sasi të tilla në tru e që më pas të fillojnë të shfaqin simptomat e Alzheimerit, prandaj pllakat e formuara nga P.gingivalis mund të jenë shkaktari kryesor.

Shkencëtarët besojnë se ky është një hap i madh përpara, drejt zbulimit të shkakut përfundimtar të sëmundjes së tmerrshme por gjithashtu insistojnë se do i duhet më shumë kohë që të nxjerrin një rezultat më të saktë. Ndërkohë teste me ilaçe që bllokojnë enzimat e këtij bakteri për të vepruar në tru janë duke u ndërmarrë në personat që vuajnë nga Alzheimer-i, me shpresën që të gjehet kura e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: