Connect with Us

Moderatorja shqiptare flet për humbjen e të atit: “Ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë”

Kryesore Show Biz

Moderatorja shqiptare flet për humbjen e të atit: “Ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë”

Publikuar

-

Është motra më e vogël dhe më çapkënia, si edhe ka qenë një prej vajzave më të lidhura me të atin. Moderatorja shqiptare, Ori Nebijaj, foli për jetën e saj personale, ndërsa ndau një nga ndodhitë më të trishta: humbjen e babait.

“Babai nuk jeton më, janë bërë thuajse 5 vite që është ndarë nga jeta me një sëmundje të keqe që as nuk do doja ta përmendja sepse është bërë kaq e shpeshtë ta dëgjojmë saqë më shqetëson. Kur e ke jetuar dhe e di çfarë është, je edhe më sensitive ndaj kujtdo tjetër që mund të ketë një fat të keq. Ne ishin në shtëpi 5 gra dhe kishim një mbret që na bënte të lumtura të gjithave pa ndalim. Ai ishte shok, partner, me të mund të debatoje, të luaje, me të kërcenim të gjitha bashkë sa herë që dilnim. Kam kujtime pafund, më ka lënë kaq plot saqë as nuk e mendoj që nuk e kam, më duket sikur është me mua”, tregoi moderatorja në emisionin “Rudina”.

Ori kujtoi dhe disa nga momentet më të bukura të kaluara me të, të rikthyera në mendjen e saj nga pushimet me të.

“Babai im ka qenë sportiv ashtu siç jam edhe unë. Vera për ne ka qenë nga momentet më të bukura. Çdo verë shkonim në plazh bashkë, nuk mbaj mend asnjëherë që babai im të shkonte me shokët dhe të na linte ne. Ishim ne përpara gjithçkaje. Gjithçka ishte dedikim për ne aq sa ne nuk i shqiteshim kurrë kur ishim në shtëpi. Kur shkonim në plazh mbaj mend që hyrjen e parë në det e kishim të dy dhe ai më merrte hopa sado që unë të isha rritur, kjo nuk bënte asnjëherë diferencë. Ai ka qenë shtatlartë dhe me fizik të madh”, tha Nebijaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: