Connect with Us

“Dikur jam paragjykuar shumë, sot çuditërisht më përkrahin”- Adelina Ismaili në një rrëfim për jetën e saj

Kryesore Show Biz

“Dikur jam paragjykuar shumë, sot çuditërisht më përkrahin”- Adelina Ismaili në një rrëfim për jetën e saj

Publikuar

-

Ditën e djeshme ka rinisur në Top Channel emisioni  “E diell”, me ndryshime të shumta si në prezantim ashtu dhe në format. E ftuara speciale në këtë episod të parë të programit ka qenë këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cila jo vetëm shoqëroi moderatorët përgjatë pothuajse të gjitha rubrikave por edhe u bë pjesë e këndit të intervistës.

Fillimisht ajo u përball me disa pyetje rreth karrierës, viteve në skenë, jetës personale dhe mënyrës se si po e rrit djalin. Pyetjes se nëse fëmijëria e saj ka qenë me ngjyra apo bardh e zi, artistja ju përgjigj se ka qenë me ngjyra, duke përfshirë dhe të zezën. Më pas ajo ju përgjigj me “po” pyetjes nëse liria që ka pasur në skenë e ka pasur një çmim, madje ka thëne se ende e ka. Ndërkohë Adelina është shprehur se dikur e paragjykonin shumë, ndërsa tani çuditërisht e përkrahin.

Artistja ka zbuluar se pas egërsisë në skenë, fshihet një revoltë e brendshme që në jetën private nuk do kishte pasur kurrë guxim ta kishte shprehur. Përsa i përket një note që do ti vendoste karrierës, ajo modestisht hezitoi ta thoshte, por për këtë u përgjigj publiku i cili me anë të duartrokitjeve i vendosi notën 10. Më pas ajo u pyet për disa detaje nga jeta personale, nga përgjigjet e të cilave zbuluam se: “Fillimisht ka pasur shumë xhelozi mes saj dhe bashkëshortit, Val Krasniqi, derisa u bë problem por tani është çdo gjë normale. Frika më e madhe e Adelinës është lufta, ndërsa frika më e madhe që ajo ka për djalin e saj, Uliksin, është se nisur nga dëshira që ai ka për ti bërë njerëzit të lumtur, të mos humbasë veten në të ardhmen.

Githashtu një përmbledhje me pamje të rralla nga momentet në skenë dhe prapaskenë të Adelinës, apo nga intervistat e saj të para, ishte pregatitur nga emisioni, të cilën mund ta ndiqni këtu:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: