Connect with Us

Nga konsumimi i drogërave, mëmësia te marrëdhënia me Stresin, Keisi Lushaj na tregoi këto 7 gjëra për veten

Kryesore Show Biz

Nga konsumimi i drogërave, mëmësia te marrëdhënia me Stresin, Keisi Lushaj na tregoi këto 7 gjëra për veten

Publikuar

-

Ndonëse Stresi vazhdon të mbetet në qelitë e burgut, bashkëshortja e tij Keisi shpesh vendos të tregojë detaje për jetën e tyre. Nëpërmjet Instagram-it, ajo i është përgjigjur disa supozimeve të ndjekësve nëse ishin të vërteta apo jo. Dhe kështu ne mësuam këto 7 gjëra:

Keisi nuk ka konsumuar asnjëherë as cigare dhe as drogëra

“Unë nuk kam prekur kurrë as bar as cigare, por në Kanada është legale bari dhe këtu i sheh të gjithë me të, kështu burri im s’do duket si i vetmi. Dhe në Shqipëri e pinë, thjesht s’e publikojnë.”

Përgjigjen se pse hedh vetëm Stresin në story (sikur kush e di kë ke zënë të dashur- i shkruan një ndjekëse)

“Po ja sepse ka njerëz si ti që akoma mendojnë se e kam të dashur kur unë e kam bashkëshort… Unë e nxjerr në Story se kam mall për të pikë së pari dhe se shumë fansa të tij gjithashtu kanë qejf ta shohin. Nëse ty të duket sikur kush e di kush është…për mua ai është gjysma ime.”

A e ka menduar ndonjëherë të jetojë në Shqipëri? (Ju rikujtojmë se Keisi jeton dhe punon në Kanada)

“Dikur e mendoja normale sepse më mungon vendi im, por sa më shumë rritem aq më shumë shoh që njerëzit kanë ndryshuar dhe më bëjnë të tërhiqem e të vlerësoj të mirat e këtij vendi ku ndodhem. Mendoj se Shqipëria nuk është për mua se jam mësuar ndryshe.”

Mezi pret të bëhet nënë? Jo.

“Unë jam akoma shumë e re, jam e fokusuar te marrëdhënia ime dhe t’i shijoj vitet me bashkëshortin tim, të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe më pas vinë fëmijët. Kështu që mund të pres mendoj.”

Normalisht që ajo di të bëjë dhe punë shtëpie.

“Normalisht që po! Kam pas ndarë punët me motrën që e vogël 8 vjeç kur atëherë na dukej sikur gjithë dita shkonte duke bërë punë. Tani i bëjmë me sy mbyllur, faleminderit mami”

A do të qëndronte në burg me Stresin nëse do të kishte mundësinë?

“Më duket keni filluar të më kuptoni tipin nga pak me këto lloj pyetjesh. Unë po të kisha mundësinë, kisha ndenjur jo në burg me të, por dhe në vrimë të miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm, por të jemi realist nuk është ndihmë as për njërin, as për tjetrin ajo gjendje. Por duke qenë njeri që vepron me zemër, do kisha ikur me vrap.”

Nuk ka ndërmend të jetë pjesë e videoklipeve të Stresit

“Jo nuk përzihem në karrierën e tij, thjesht e mbështes. Nëse do ma kërkonte, nuk ja prish kurrë, por as ai s’e ka qejf këtë gjë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: