Connect with Us

Pse themi ‘Shëndet’ kur teshtijmë?

Kuriozitete

Pse themi ‘Shëndet’ kur teshtijmë?

Publikuar

-

Një nga këshillat e përsëritura të mamit që herët ka qenë padyshim: “Kur dikush teshtin, themi “Shëndet””.

Sigurisht që e kemi zbatuar, por e keni pyetur ndonjëherë veten pse urojmë kështu? Ç’kuptim ka që themi “shëndet” kur dikush teshtin?

Të gjitha studimet takohen në një ide të vetme: Duke thënë “shëndet” kemi mbrojtur njeriun që teshtin nga “vdekja e mundshme”, pasi në këtë çast zemra ndalon.

 

Hmm, por a është e mundur kjo? Ç’është teshtima dhe ç’lidhje ka ajo me zemrën?

Teshtima konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës. Është një sjellje instiktive që shërben për të pastruar hundët nga pluhuri dhe mbeturinat.  Pra, kur diçka ju irriton brenda hundës tuaj, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pastaj kontraktoni & çlironi me shpejtësi muskujt. Atë ndjesinë që vjen pas e dimë të gjithë.

Po ç’lidhje ka kjo me ndalimin e zemrës?

Ky është një mit që në thelb ka diçka të vërtetë. Mendoni pak për pozicionin e zemrës në trupin tonë- afër krahërorit dhe mushkërive. Frymëmarrja e thellë (ajo para teshtimës) aktivizon një nerv të gjatë  të quajtur “vagus” (nervi që lidh trurin me trupin). Përveç përgjegjësive të tjera, ky nerv i çon zemrës sinjale të veprojë më ngadalë. Prandaj, në disa njerëz frymëmarrja para teshtimës aktivizon këtë nerv i cili bën që zemra të mos rrahë normalisht.

Gjithsesi kjo s’është asgjë për tu shqetësuar, asgjë nuk ndodh nga një teshtimë dhe “shëndet” në fund të ditës themi sepse jemi të sjellshëm.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Javë stresuese dhe pa energji? Ja cili planet e ka “fajin”

Publikuar

-

Nga

E filluat këtë javë me stres , pa energji dhe të mërzitur? Sipas astrologëve “fajin” për këtë e ka Marsi që tashmë ka kaluar në shenjën e Virgjëreshës dhe është koha të pastroni shtëpinë dhe jetën tuaj. Shenjat e Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të fillojnë të riorganizojnë lehtësisht jetën e tyre, ndërkohë shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari do të kenë një periudhë sfiduese.

Marsi në shenjën e Virgjëreshës do të thotë zell dhe perfeksion.Ajo është shenja më perfeksioniste dhe detajiste, që nuk kombinohet shumë mirë me Marsin e nxehtë dhe të paduruar. Kështu që bëhuni gati të kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe të realizoni çdo gjë në mënyrë perfekte që herën e parë. Nëse vini gjithçka në vijë tani, mund të jeni shumë produktivë dhe të lumtur 6 javët e ardhshme. Do të keni më shumë punë dhe pastrim sesa festa dhe vëmendje.

Por cilat janë rreziqet e kësaj lëvizjeje të planetit? Mund të ktheheni në të fiksuar dhe të shpërtheni sapo bëni një gabim të vogël, apo diçka nuk ju shkon siç duhet. Gjithashtu, do të keni tendencën të kritikoni tërë kohën të tjerët, prandaj përmbahuni.

Shtatori do të jetë muaji më produktiv i vitit, kështu që bëhuni gati.

LEXO TE PLOTE