Connect with Us

Mënyra më e mirë për të bërë për vete personin që dëshironi

Kuriozitete

Mënyra më e mirë për të bërë për vete personin që dëshironi

Publikuar

-

lidhje perfekte keshilla

Rrisni besimin në vete

Nuk do të vijë asgjë nëse nuk keni besim tek vetja juaj. Kur keni dështuar në takime të ndryshme sigurisht që vetëbesimi juaj është ulur. Por është koha të punoni për besimin. Niseni nga vështrimi në pasqyrë. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë para pasqyrës. Komunikimi me veten, do të përmirësojë gjendjen tuaj. Në fillim do t’ju duket e vështirë, por më pas do të shihni përmirësime në mënyrën e të menduarit. Veshja është një element i rëndësishëm. Jepini rëndësi blerjeve të reja, apo kombinimeve që do t’ju bënin të dukeshit bukur dhe seksi. Mund të ndryshoni ngjyrën e flokëve, apo të jeni më të kujdesshëm në bërjen e tualetit. Thjesht mos harroni që imazhi është një element që nuk duhet anashkaluar.

Përcaktoni çfarë dëshironi

Është e rëndësishme të dini çfarë doni. Dhe në rastin e një të dashuri, ju duhet të dini elementët që do të donit të kishte partneri i juaj. Shihni me kujdes të gjitha variantet që keni rrotull, dhe në fund vendosni të dilni me atë që ka disa nga cilësitë që ju kërkoni. Nuk është e thënë ti ketë të gjitha. Shumë cilësi fitohen gjatë bashkëjetesës me njëri tjetrin.

Shihni terrenin

Mos prisni që i dashuri të vijë e t’ju gjejë. Ju duhet të kërkoni për vendet ku mund të jenë djemtë me karakteristikat që ju kërkoni. Dhe për këtë pyesni e miqtë tuaj. Ndoshta ata mund t’ju sugjerojnë lokale, apo mjedise ku mund të bëni njohje të reja, apo mund t’ju prezantojnë me një mikun e tyre. Përgatituni të futeni në bisedë dhe me të panjohur. Shumë shpejt një i tillë mund të bëhet i njohur për ju.

Përdorni rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë kthyer në hapësira ku mund të gjeni njeriun e duhur. Nëse jeni një person që i njihni rrjetet sociale mos hezitoni ti përdorni ato për qëllimet tuaja. Dhomat e chatit, por edhe Facebook apo instagram mund t’ju japin mundësinë të gjeni njeriun që kërkoni. Kjo pasi bashkëbisedimi është mënyra më e mirë për të kuptuar një njeri dhe për të mësuar shumë gjëra që s’do të kishit mundësi ti mësonit edhe nëse kishit dalë në një darkë së bashku.

Bashkëbisedimi

Mos kini frikë të nisni të bashkëbisedoni me dikë që e pëlqeni. Nëse ai nuk e bën edhe pse ju i keni lënë të kuptoni se e pëlqeni, atëherë mos ki frikë ta bësh ti lëvizjen e parë. Përpiquni të nisni një bisedë dhe shihni se ku do t’ju çojë. Flisni për gjëra të lehta, si muzika apo filmi, dhe ndaluni në gjërat që ai pëlqen më shumë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: