Connect with Us

Po stërviteni njësoj, por shoqja juaj ka linja më të mira?! Ja çfarë po bëni gabim

Kuriozitete

Po stërviteni njësoj, por shoqja juaj ka linja më të mira?! Ja çfarë po bëni gabim

Publikuar

-

Keni ulur numrin e kalorive, po stërviteni aq sa shoqja më e mirë, por nuk po shihni të njëjtat rezultate. Çfarë ndodh?

Në fakt, jeni duke bërë çdo gjë gabim nëse dëshironi të humbni peshë. Një ylli rrjetit social dhe një trajnere personale, Camilla Ackerberg vë në dukje gabimin që bëjnë femrat dhe meshkujt, si dhe jep këshillat e saj.

Nuk po hani mjaftueshëm
“Një sallatë e vogël, një overdozë ushtrimesh kardio… duket se është perceptimi i zakonshëm i asaj çfarë ju duhet për të humbur peshë. Jo, jo, jo”, ka shkruar në Instagram ajo.

Ajo shpjegon se për të qenë të dobët dhe ta “mbash këtë dobësi” nuk ka të bëjë me mosngrënien. Në fakt ka të bëjë me konsumin e ushqimit të duhur, apo mjaftueshëm të tij. “Hani ushqime me vlera ushqyese që trupi juaj tu përgjigjet mirë dhe mos shmangni vaktet”, rekomandon Camilla, dujke thënë se mëngjesi duhet të nisë me 300-500 kalori që të vini trupin në punë për të “djegur kalori”.

Ndiqni të njëjtën dietë si mikesha juaj
Ky është një gabim mjaft i madh, pasi trupi ka specifikat e veta dhe dieta që bën punë për mikeshën tuaj mund të mos bëj për ju. “Hani një sasi ushqimi të bazuar në nivelin tuaj të mirëmbajtjes, nivelin e aktivitetit dhe qëllimin”, thotë Camilla.

I shmangni karbohidratet e pastaj hani shumë
Kur njerëzit vendosin të bien në peshë, reduktojnë karbohidratet. Dhe teksa ulja e sasisë së karbohidrateve që merrni ju ndihmon, ndërprerja drastike e tyre e lë trupin në nevojë të ushqyesve.

“Karbohidratet nuk janë armiku. Qëndroni larg karbohidrateve të përpunuara, por duhet ti hani”, thotë Camilla duke sugjeruar produkte si orizi kaf, patatja e ëmbël, frutat dhe perimet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

Bashkëshorti i saj ishte në mision ushtarak/ Gruaja realizon kartolinën prekëse për festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Ky muaj festiv është koha perfekte për të kaluar sa më shumë kohë pranë familjes dhe për të ndjerë dashurinë dhe ngrohtësinë familjare. Por kjo nuk është çdo herë e mundur për kryefamiljarët të cilët janë në shërbim ushatrak. Këtë e ka treguar dhe Danielle Cobbo e cila ka realizuar një foto me fotoshop duke […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

FOTOT-Si është zbukuruar ndër vite “Shtëpia e Bardhë” për Krishtlindjet/ Publikohen fotot nga arkiva

Publikuar

-

Nga

Dhjetori është muaji ku të gjithë shtëpitë në të gjithë Amerikën janë të zbukuruara për festat e fundvitit. Sigurisht që edhe shtëpia më e famshme si ajo e Presidentit, “Shtëpia e Bardhë”, nuk përbën përjashtim. “Shtëpia e Bardhë” është zbukuruar për festat e fundvitit që nga koha e John dhe Abigail Adams në vitin 1800 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Trendi që përfshiu dhe ushqimet/ 10 produktet më të preferuara të dekadës së fundit

Publikuar

-

Nga

Ashtu si shumica e tregjeve, industria ushqimore është në ndryshim të preferencës së konsumatorit, veçanërisht në botën e sotme virale. Gjatë dhjetë viteve të fundit ka patur shumë risi në ushqim ku përfshihen tost me avokado dhe ëmbëlsirat e ndryshme shumëngjyrëshe. Nga çajrat dhe kafetë deri tek ëmbëlsirat e përpunuara, këtu janë tendencat ushqimore që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

8 mitet rreth gjumit që dëmtojnë shëndetin/ Ja veprimet që nuk duhet të bëni para se të flini

Publikuar

-

Nga

1/3 e jetës njerëzit e kalojnë në gjumë. Përveç kësaj gjumi ka mbetur ende një dukuri misterioze. Gjithsesi ne dimë që gjumi është i lidhur ngushtë me mirëqenien tonë, humorin dhe shëndetin. Një natë me një gjumë të keq do t’iu bëjë të ndiheni tejet i lodhur ende pa nisur ditën. Por privimi kronik i […]

LEXO TE PLOTE