Connect with Us

7 sekretet e gjuhës së trupit që duhet t’i mësojmë nga njerëzit e suksesshëm

Kuriozitete

7 sekretet e gjuhës së trupit që duhet t’i mësojmë nga njerëzit e suksesshëm

Publikuar

-

Thonë që trupi e ka gjuhën e vet dhe nganjëherë ajo flet më shumë se sa vetë fjalët. Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit, të cilët dinë të komunikojnë me efektivitet, përdorin sinjale joverbale, që tregojnë shkallë më të lartë të inteligjencës emocionale.

Ja disa prej shprehive të gjuhës së trupit, të cilat do t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz më të suksesshëm:

1.Qëndro i ulur drejt

01

Kërrusja në karrige, vendosja e bërrylave në tavolinë dhe mbulimi i fytyrës me duar janë shenja të mosrespektit. Ato tregojnë se ju nuk keni interesim në atë që po thuhet. Në të kundërt nëse qëndroni drejt, tregoni se keni vetëbesim. Kujtoni sa më shumë hapësirë që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm do të dukeni.

2.Përdorni gjestet në mënyrën e duhur

02

Nëse e ekzagjeroni me lëvizje, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer apo jeni duke tentuar të fshihni diçka. Në anën tjetër, gjestet e hapura tregojnë se ju nuk keni asgjë për të fshehur.

3.Hapni krahët

03

Asnjëherë mos i kryqëzoni duart. Me këtë ju jepni sinjal që nuk jeni fleksibël dhe nuk pajtoheni me atë që po thuhet.

4.Mos i prekni flokët

04

Njerëzit të cilët gjatë gjithë kohës i prekin flokët e tyre tregojnë se janë të pasigurtë dhe iu mungon vëmendja. Mos i prekni flokët dhe përpiquni të fokusoheni në komunikim të natyrshëm.

5.Buzëqeshni

05

Edhe pse buzëqeshja nuk e përkrah idenë se keni karakter të fortë, në vendin dhe kohën e duhur tregon se ju e keni në kontroll situatën, pavarësisht rrethanave.

6.Kontakti me sy

06

Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ta mësoni për gjuhën e trupit. Nëse ju e shmangni kontaktin me sy, tregoni se jeni të pasigurt dhe keni diçka për të fshehur. Duhet të tentoni ta mbani kontaktin me sy në mënyrë natyrale për të dhënë mesazhin e duhur.

7.Shtrëngimi i duarve

07

Asnjëherë mos jepni shtrëngim të dobët duarsh. Nuk është e thënë ta shtrëngoni fortë dorën e tjetrit, mirëpo sigurohuni që kur të shtrëngoni duart me dikë të dukeni të sigurt dhe me besim në vete.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Përjetimi i emocioneve gjatë ndeshjes/ Rreziku që u kanoset tifozëve të zjarrtë

Publikuar

-

Nga

Tifozët e zjarrtë dhe fanatikë të futbollit përjetojnë nivele stresi të rrezikshme. Sipas disa studimeve tifozët përjetojnë një nivel intensiv të stresit fizik kur shikojnë ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës dhe kjo mund t’i vendosë para një ataku në zemër. Studimet e kryera nga Oxford kanë testuar pështymën e fansave brazilianë  gjatë humbjes […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk arrijnë dot t’i fshehin emocionet/ 4 fakte interesante që nuk i dinit rreth shenjës së Gaforres

Publikuar

-

Nga

Gaforret kanë tendëncën të analizojnë çdo situatë. Gaforret janë shumë kuriozë dhe duan të dinë çdo gjë rreth gjithçkaje. Kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm ata janë në agoni për orë, ditë apo edhe javë të tëra duke peshuar anët negative dhe pozitive të këtij vendimi. I frikësohen shumë refuzimit nga njerëzit që […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Manipulues dhe kokëfortë/ Tiparet më negative për çdo shenjë të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi Demi ka tendencën që ti bëjë gjërat në mënyrë shumë impulsive për shkak se edhe si natyrë është shumë impulsive. Nëse diçka nuk ka të bëjë me idenë e tyre atyre nuk u intereson aspak kjo gjë. Demi Ata janë shumë posesivë, materialist dhe dembelë. Ndonjëherë duhet forcë tu mësosh atyre rregullat pasi janë […]

LEXO TE PLOTE