Kuriozitete
Gratë jetojnë më gjatë dhe më mirë/ Këto janë të mirat e të qenurit grua

E durojnë më shumë dhimbjen
Gratë lindin fëmijë si dhe përjetojnë ngjarje të tjera në jetë që tregojnë se kanë tolerancë më të madhe ndaj dhimbjes. Natyrëshëm ato e durojnë më shumë dhimbjen pasi lindin fëmijë. Gjithsesi gratë mund të durojnë më shumë edhe dhimbjet e tjera, si dhimbje dhëmbi, ose dhimbjet e shkaktuara nga traumat. Duke qenë se gratë kanë tolerancë më të madhe ndaj dhimbjes për to përdoren teknika dhe medikamente të ndryshme qetësimi.
Jetojnë më gjatë
Është e provuar statistikisht se shumica e grave jeton më gjatë se burrat. Pikë së pari kjo vjen sepse gratë kanë më pak mundësi për t’u aksidentuar në punë, gjithashtu gratë sëmuren më pak se burrat.
Kanë më shumë mundësi zgjedhje për veshjen
Kur vjen fjala tek moda gratë përfundimisht janë me fat. Burrat përgjithësisht nuk mund të veshin funde, ose fustane. Gratë kanë akses në shumë opsione sa i takon veshjes, ndaj dhe janë me fat.
Lindja e fëmijës
Vetëm gjysma e popullsisë ka “fuqinë” që të rrisë një qenie tjetër brenda trupit të saj. Kjo mrekulli është e mundur vetëm brenda trupit të një gruaje. Ato kanë privilegjin të quhen nëna, kjo është magjike./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

FOTOT-Si është zbukuruar ndër vite “Shtëpia e Bardhë” për Krishtlindjet/ Publikohen fotot nga arkiva
Dhjetori është muaji ku të gjithë shtëpitë në të gjithë Amerikën janë të zbukuruara për festat e fundvitit. Sigurisht që edhe shtëpia më e famshme...

“Njerëzit mendonin se isha e adoptuar”/ Njihuni me dy binjaket më të çuditshme në botë
Motrat 20 vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar kanë fituar famë falë dallimeve të tyre të habitshme. Edhe pse kanë të njëjtën datë lindjeje pamja e...