Connect with Us

Njihuni me “Filofobinë”, frika e madhe e të rënit në dashuri

Life Style

Njihuni me “Filofobinë”, frika e madhe e të rënit në dashuri

Publikuar

-

Filofobia është frika e thellë e të rënit në dashuri. Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët është pjesë e natyrës njerëzore disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi të madhe dhe mund t’i kthehet në një makth të vërtetë.

Ata që vujanë nga Filofobia besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për veten. Kjo frikë shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga dashuria. Është një fobi e cila mund të shkaktojë sulme paniku, ankthi, takikardi, djersitje, por edhe probleme me ereksionin.

Kjo mund të ketë lidhje edhe me kontekstin e familjes, mënyrën si jemi rritur dhe mund të shkaktohet edhe nga fëmijëria. Zakonisht ndodh tek persona që kanë pasur shumë zbrazëti në fëmijërinë e tyre ose kanë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhëtimeve të vazhdueshme familjare ose prindërit e tyre janë të ndarë gjë qe krijon një vështirësi që ata të bien në dashuri.

Shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me kontekstin social në një shoqëri, ku është e vështirë të heqësh dorë nga roli i të qënurit “single”që të mos humbasësh lirinë dhe të jetosh pa i dhënë askujt llogari për gjërat e tua.

Shmangia e dashurisë bëhet një mekanizëm mbrojtës personal. Sapo të përfundojë faza fillestare personi filofobik fillon ngadalë të lirohet nga kjo gjendje por vetëm me mbështetjen dhe durimin e atyre që e rrethojnë.

Për të mos rënë në dashuri bëjnë këto sjellje:

Zgjedhin dashuri të pamundura, zgjedhja e një dashurie të vështirë bëhet për të shmangur komplikimet.

Përqëndrohen në defektet që dëmtojnë marrëdhënien në çift.

Përdorin xhelozinë e tepruar për të kapërcyer ndjenjat e vërteta

Kush shoqëron një filofob duhet të kujdeset për ndjenjat e veta sepse mund të marrin nga simptomat e partnerit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Shtiren sikur nuk iu intereson asgjë/ Këto shenja të horoskopit janë më të afeksionuara në një marrëdhënie

Publikuar

-

Nga

Ujori Ujori ka tendencën të largohet pasi përfshihet shumë emocionalisht. Ata janë të mirë në maskimin e emocioneve të tyre duke përdorur logjikën.  Ujorët kanë frikë se mos lëndohen, kështu që ata racionalizojnë duke kufizuar sa të prekshëm janë, duke mos kuptuar se kjo ndikon në aftësinë e tyre për t’u lidhur me të tjerët. […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si të mbroni sytë nga kompjuteri apo telefoni/ 10 këshillat që duhet të keni parasysh

Publikuar

-

Nga

Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë para telefonit apo kompjuterit rrezikojnë të kenë probleme serioze me shikimin. Dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit në punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin zyrtar të 8 orëve. Për këtë arsye “American Academy […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E pangopur me s*ks/ Rrëfehet 28 vjeçarja: Kam shkuar me 130 meshkuj

Publikuar

-

Nga

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 13 vjeç dhe nëna e saj u shpërngul. Babai i saj punonte si shofer taksie, kështu që shpesh ishte në shtëpi vetëm, duke u ndierë e vetmuar dhe e izoluar. Frankie humbi virgjërinë e saj në moshën 14 vjeç dhe më pas vazhdoi të ketë një lidhje […]

LEXO TE PLOTE