Connect with Us

Këto janë gabimet më të zakonshme që bëjmë në veshje

Kuriozitete

Këto janë gabimet më të zakonshme që bëjmë në veshje

Publikuar

-

gabimet qe bejme ne veshje

Masa e gabuar

Je e sigurt që e di se cilat janë rrobat që të bëjnë e ato që nuk të bëjnë? Shumica e femrave nuk e dinë masën e tyre fikse dhe në shumë raste dështojnë me veshjet. Ose shumë të ngushta, ose shumë të gjera, këto rroba mund të shkatërrojnë pamjen tuaj.

Këshillë:Kur të vizitosh dyqanin e parë, kërko nga shitësja të të ndihmojë për të gjetur masën tënde fikse. Është mënyra më e thjeshtë për të mos rënë sërish në kurthin e masës.

Të mungon guximi

Shumë femra u qëndrojnë besnike veshjeve që mendojnë se u bëjnë e u shkojnë. Xhinset, bluzat, fustani i zi janë disa nga veshjet që zënë vend të përhershëm në gardërobë. Por, mos ka ardhur momenti për të provuar diçka ndryshe?

Këshillë: Shiko tendencat e fundit të modës dhe zgjidh cila nga ato të shkon më shumë. Më pas mundohu që ta përvetësosh këtë trend, pa dalë nga stili yt.

Takat e larta

Takat e larta janë shumë të bukura e seksi, por kur di të ecësh mbi to. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një femër që mundohet të ekuilibrojë veten mbi takat e larta në përpjekje për të mos rënë.

Këshillë: Preferoni takat mesatare deri në 8 cm, të trasha. Është mirë që ecja jote kurdoherë të duket e sigurt dhe me stil.

Kushtoju vëmendje detajeve

Detajet bëjnë diferencën. Nëse preferon të vishesh me rroba njëngjyrëshe pa i kombinuar ato me aksesorët, atëherë stili yt do të jetë i zymtë.

Këshillë: Mos dil nga shtëpia pa i dhënë dritë veshjes sate me një aksesor të veçantë. Nuk e kemi fjalën për ekzagjerime, por për diçka që do e tregojë pamjen e kuruar.

Mungesa e vetëbesimit

Nuk ka kuptim të veshësh një fustan pas trupit, nëse nuk ndihesh mirë brenda tij.

Këshillë: Rregulli kryesor i pashkruar për stilin e femrës është të veshë gjithmonë veshje që i zgjedh vetë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: