Connect with Us

Nga surprizat romantike tek sherret: Fatma dhe Alfio rrëfejnë të pathënat e lidhjes së tyre

Kryesore Show Biz

Nga surprizat romantike tek sherret: Fatma dhe Alfio rrëfejnë të pathënat e lidhjes së tyre

Publikuar

-

Ato janë një ndër çiftet më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Po flasim për Alfion dhe Fatmën të cilët së fundmi për “Revistawho.com” kanë rrëfyer 14 histori që nuk i kemi dëgjuar kurrë më parë për ta.

Për shembull, e dinit që gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio është ulur në gjunjë dhe ka bërë sikur po i propozon Fatmës dhe qindra japonezë kanë nisur të bëjnë foto, derisa ai u ka thënë që po bën shaka?

Jo!

Po që Alfio ruan sot e kësaj dite letrën e paketimit të çajit të parë që ka pirë me Fatmën?

Edhe këtë nuk e dini!

Vërtet që disa rrëfime na surprizuan. Lexojini më poshtë gjithë të pathënat e lidhjes së tyre.

1.Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.

2.Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa ju tha se ishte një shaka.

3.Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.

4.Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.

5.Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.

6.Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.

7.Kemi punuar një vit për të njëjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.

8.Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.

9.Kurse Fatma ruan një trëndafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.

10.Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.

11.Nuk dëgjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të ndryshme njëkohësisht.

12.Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!

13.Nuk e kemi “password-in” e telefonit të njëri-tjetrit.

14.Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: