Connect with Us

Xhenet përballet me Arzun dhe e thërret ‘nënë’, ja ç’do ndodhë sot

Life Style

Xhenet përballet me Arzun dhe e thërret ‘nënë’, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Sema u tregon të gjithëve se Melisa është çuar në këmbë. Orhan e kupton që kjo ka qenë lojë e Melisës. Sema bëhet dyshuese ndaj Arzus kur e sheh që ajo nuk gëzohet fare për Melisën. Kaja i dërgon Arzus foton ku shfaqet duke varrosur Rëzain. Arzu tronditet dhe thyen gotën. Sema vrapon për të parë çfarë lexoi Arzu në celular. Arzu arrin ta fshehë nga Sema. Orhan propozon të bëjnë një darkë për të festuar për Melisën. Arzu telefonon Kajan dhe i tregon se nuk mund ta frikësojë me fotot dhe se ajo nuk do bëhet kurrë pronë e tij. Kaja kërcënon Arzun. Sema përgjon prapa derës dhe dëgjon Arzun teksa i lutet Kajas të ndalojë sepse është shumë e lodhur. Kaja i jep Arzus një shans të fundit. Selim shkon në shtëpinë e Kajas dhe kërkon të marrë Pënarin. Kaja i drejton pistoletën Selimit. Ai qëllon në ajër për ta frikësuar dhe betohet se do vrasë. Selim i tregon Kajas se e di që ai e ka përdhunuar Arzun. Kaja tronditet. Xhenet nuk pranon të flasë me Mukadezin dhe shkatërron shtëpinë.

Ajo i thotë Mukadezit të mos i tregojë Arzus dhe Kajas që ka mësuar të vërtetën. Melisa gjen Arzun duke puthur foton e Xhenetit. Arzu fsheh foton. Melisa puth Arzun dhe tregon që është shumë e lumtur pranë saj. Familja Sojer darkojnë në oborr. Xhenet shkon në shtëpinë e tyre dhe i sheh nga larg. Arzu kujton gjendjen e vështirë në të cilën ka jetuar Xhenet dhe largohet nga tavolina duke i lënë të gjithë të habitur. Melisa shkon pas Arzus dhe i thotë të ndërtojnë një jetë të re. Arzu i thotë se nuk mund të qëndrojë larg Xhenetit. Xhenet thërret Arzun nënë. Arzu habitet dhe qan. Ajo i kërkon falje Xhenetit dhe e përqafon.

Aktualitet

Rreziku i mbajtes së ushqimeve në frigorifer/ Ja cilat duhet t’i hiqni urgjentisht

Publikuar

-

Keni dëgjuar se buka duhet të mbahet në frigorifer që mos të prishet? E keni gabim.  Sipas ekspertëve lista e mëposhtme e ushqimeve nuk duhet mbajtur kurrë në frigorifer.

Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty. Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?

 

Qepët: Zënë myk dhe squllen

 

Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet

 

Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth

 

Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre

 

Alkooli: Duhet ruajtur në temperaturën e dhomës

 

Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!

 

Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt

 

Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë

 

Shalqini: Humbet antioksidantët

 

Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

200 milionë dollarë fitime/ Njihuni me filmin i cili po “pushton” kinematë botërore

Publikuar

-

2 javë më parë në kinematë botërore u shfaq prodhimi kinematografik “The Lion King” i cili është pritur me padurim nga fansat e filmave të animuar.Filmi po korr shumë sukses edhe për shkak të pranisë së Beyonces në rolin e Nalës.

Mësohet se gjatë të premtes që lamë pas nga transmetimi i filmit në kinema janë fituar 78.5 milionë dollarë dhe pritet që deri në fund të javës të kapë shifrën prej 200 milionë dollarësh.

Për pak pritet që ky film të kalojë edhe fitimet e risjelljes së filmit të animuar “Aladdin”, premiera e të cilit ishte në maj të këtij viti.

Më parë rekordin për filmin më të shitur e mbante “Beauty and The Beast”, ku vetëm në një fundjavë u fituan 175 milionë dollarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk pushojnë duke folur/ Cilat janë shenjat më “llafazane” të horoskopit?

Publikuar

-

A bëni pjesë edhe ju në listën e llafazanëve më të mëdhenj në horoskop?

Zbulojeni më poshtë .

Binjakët

Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.

Shigjetari

Personat e lindur në kët shenjë janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur.

Peshqit

Për Peshqit çdo gjë është një shfaqje. Ata pëlqejnë të tregojnë histori, të bëjnë demonstrime madhështore dhe të kënaqin turmat. Impulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Peshqve do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.

LEXO TE PLOTE