Connect with Us

A është e mundur të plotësosh gjumin e javës në fundjavë?

Kuriozitete

A është e mundur të plotësosh gjumin e javës në fundjavë?

Publikuar

-

Është e premte dhe alarmi fiket pasi pas disa netëve pa gjumë ku duhet të zgjohesh herët, në faundjavë dëshiron që të rikuperosh gjumin e munguar gjatë javës. Por a funksionon kjo?
Duke qenë se jo të gjithë njerëzit arrijnë të flenë 8 orë dhe humbasin benefitet e të qenit të relaksuar për ditën tjetër, 5 ekspertë kanë zbuluar nëse është e mundur që orët e munguara të gjumit gjatë javës mund të rikuperohen në fundjavë, shkruan Bordo.al.

PO

Chin Moi Chow, studiues i gjumit

Në mund të rikuperojmë gjumin në fundjavë por jo të gjitha orët e humbura gjatë javës. Plotësimi I orëve të gjumit që janë të nevojshme për trupin është një nevojë thelbësore biologjike. Trupi ka vetëm një mënyrë se si e përballon mungesën e gjumit. Me mungesën e gjumit akut, presioni I gjumit rritet dhe ne nuk I rezistojmë dot gjumit prandaj flemë gjatë dhe në gjumë të thellë kur kemi mundësi. Ne kështu rikuperojmë gjumin e thellë por kemi humbur mundësinë që të tranformojmë kujtimet e paqëndrueshme në të qëndrueshme. Pasojat e mungesës së gjumit kronik janë të rënda duke përfshirë këtu performancë e ulët, çrregullime gastrintestinale dhe rrezik të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

PO

Leonie Kirszenblat, Neurologe

Po në termin afatshkurtër. Nëse nuk keni bërë një gjumë të mirë gjatë natës ndihesh sikur natën që vjen ke nevojë të flesh edhe më shumë. Kjo ndodh pasi truri zbulon kur ne nuk flemë mjaftueshëm përmes ‘presionit të gjumit’. Presioni I gjumit shkakton ndryshime psikologjike në tru për ti thënë trurit se ka nevojë të flejë më shumë. Edhe pse mund ta ‘arrish’ gjumin gjatë fundjavës përsëri nuk ka shumë mundësi që të mbash mend gjërat që I ke mësuar më herët gjatë javës. Gjumi na ndihmon edhe në largimin e proteinave toksike që lidhen me çrregullimet neurogjenerative. Prandaj gjumi I mjaftueshëm është I nevojshëm për një tru të shëndetshëm.

PO

Siobhan Banks, Sleep Researcher

Ne jemi të prirur psikologjikisht që të flemë kur nuk kemi pushuar mjaftueshëm. Presioni për të fjetur ndërtohet ndërsa jemi zgjuar dhe nëse kemi ditë që nuk flemë mjaftueshëm atëherë do të na zërë gjumi edhe nëse jemi në këmbë. Rekordin për kohën më të gjatë pa gjumë e mban një burrë I ri I cili ndenji zgjuar 11 ditë dhe pas kësaj flinte 14 orë në ditë për të rekuperuar ditët pa gjumë. Por aftësia jonë për të rikuperuar varet nga sasia e gjumit që kemi humbur. Nëse keni humbur shumë orë gjumë është e vështirë për ta rikuperuar.

JO

Gemma Paech, kërkuese e gjumit

Ndërsa ne jemi të aftë të flemë për orë të tëra ose të humbim orë gjumi të nevojshëm për trupin tonë, gjumi në fundjavë për shembull nuk mund të rikuperojë kurrë të gjitha orët e humbura. Nëse humbasim orë gjumi atëherë gjumi bëhet më I thellë dhe mund të na ndihmojë në rikthimin e funksionit normal të gjumit. Lajmi i keq është se nëse gjumi I humbur mblidhet me kalimin e kohës ndikon në shëndetin tonë. Gjumi I fundjavës mund të ndikojë edhe sistemin circadian duke rezultuar në atë që quhet “jet-lag social” prandaj mënyra më e mirë është që të flini gjatë javës.

JO

Melinda Jackson, Psikologe

Nëse flemë më gjatë ditën tjetër për të rikuperuar humbjen e gjumit, do të ndikojmë te ritmi i ciklit tjetër. Cikli I gjumit tonë është i bazuar në një ritëm 24 orësh dhe ndërsa kalojmë në ciklin tjetër ora jonë biologjike rifillon sërisht.

Për shembull nëse kemi mungesë gjumi gjatë javës dhe më pas e kompensojmë këtë duke fjetur në fundjavë, mund të jetë e vështirë që të flemë në orën e zakonshme të dielën në mbrëmje. Më e mira është që të mbajmë një ritëm gjumi pasi truri ynë ka një mekanizëm kompensues për humbjen e gjumit dhe do të përshtasë intensitetin e gjumit bazuar në nevojat tona.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

20 fotografitë e rralla historike që tregojnë një anë të pazakontë të së kaluarës

Publikuar

-

Nga

Nëse ndonjëherë keni dashur të ktheheni pas në kohë dhe të shihni se si njerëzit në shekujt e mëparshëm luanin poker ose benin gjera te cuditshme, ky koleksion është vetëm ai që ju nevojitet. Shumica e këtyre fotove ndoshta nuk do të shfaqen kurrë në librat e historisë, kështu që le të bëjmë një vështrim […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kërkon falje dhe urren kafshët/ Ja 10 cilësitë e “këqija” të meshkujve të cilat duhet t’i dini para se të martoheni

Publikuar

-

Nga

cfare mesova ne 15 vite martese

Martesa është një “çështje” serioze. Kërkon përgjegjësi, rregulla dhe themele të forta mbi të cilat mund të ndërtohet një marrëdhënie e sinqertë dhe e ndërgjegjshme. Të martohesh do të thotë të ndash. Ndjenja, parime, vlera. Një mashkull që nuk i ndan të gjitha këto me ju nuk është i duhuri. Sipas “revistës Class” asnjëherë mos […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Thyen tabutë në gjithë botën/ Zbuloni meshkujt e famshëm që lyejnë thonjtë dhe nuk e kanë aspak problem

Publikuar

-

Nga

Thonj me ngjyra nga më e rënda tek më të lehtat. Duket se edhe meshkujt e famshëm janë fiksuar me lyerjen e thonjve dhe të duken gjithashtu shumë burrëror. “Mendoj se burrat duhet të jenë të lirë të lyejnë thonjtë pa u ndjerë femërorë,” tha reperi A$AP Rocky për Vogue, teksa thonjtë i kishte të […]

LEXO TE PLOTE