Connect with Us

Kishte ardhur koha: 9 lloje “miqsh” që duhet t’i heqim nga Facebook-u tani

Kuriozitete

Kishte ardhur koha: 9 lloje “miqsh” që duhet t’i heqim nga Facebook-u tani

Publikuar

-

Pas kaq vitesh, “Facebook”-u është kthyer në një “vend” ku gjeni njerëz me të cilët nuk flisni më apo që nuk i njihni më fare, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “pompoze” dhe njerëz që bëjnë sikur jeta e tyre është perfekte. Po ka ardhur koha që këto tipa njerëzish t’i hiqni nga bota juaj virtuale:

1.Ata që lavdërohen

Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” kanë, ju bëjnë të ndjeheni joadekuatë. Fshihni çdokënd që ju bën të ndjeheni fajtor dhe jofalënderues për gjërat që keni.

2.Grindaveci

Ky tip e përdor “Facebook”-un si një vend për grindje, zakonisht ka qëndrime kontroverse ndaj gjithçkaje bëhet objekt debati, si, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.

3.Garuesi në “reality show”

Për këta njerëz jeta është një show i madh, ndaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa kurrfarë turpi, madje edhe grinden me partnerin në publik. Në fillim është interesante të përcjellësh tërë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.

4.Koduesi

Ky personazh është edhe më i keqi se ai që i tregon të gjitha që ka publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë. Do të shkruajnë: “Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj sesa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëzish, çfarë largësie?”, ndaj mos i jepni vëmendjen që kërkojnë.

5.Lojtari

Të gjithë e dimë sesa të mërzitshme janë ftesat për lojëra, si “Candy Crush”. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do t’ju kursejë kohë.

6.Prindi “krenar”

E keni parasysh prindin, që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra. Është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla, mirëpo ju lutemi që mos ta bombardoni “Facebook”-un tonë, me familjen tuaj perfekte.

7.Kritiku

Ai është i pari që kritikon atë që bëni apo që thoni. Është mirë që të keni debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë sesi duhet të përdorni “Facebook”-un tuaj.

8.Shefi juaj

Nuk jemi shumë të sigurt pse duhet të keni shefin tuaj në “Facebook”, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.

9.I panjohuri

Ju garantojmë se nuk do të flisnit me shumicën e miqve tuaj në “Facebook” në jetën reale, ndaj bëni një pastrim të listës së miqve virtualë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Terapia e “Dritës së kuqe”/ Përfitimet e jashtëzakonshme që sjell tek njeriu

Publikuar

-

Nga

Ju mund të keni vënë re një rritje të reklamave të mbytura me dritë të kuqe kohët e fundit në mediat sociale. Ose, mund të keni vënë re personazhe të famshëm që promovojnë këtë dritë të re të modës në llogaritë e tyre në mediat sociale. Po, është tendenca e re dhe e shfaqur në […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si ta kuptoni që partneri juaj po ju fsheh diçka/ Këto janë shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni

Publikuar

-

Nga

Të gjithë kanë sekrete që i mbajnë vetë, por çdo marrëdhënie duhet të bazohet në besim. Ndonjëherë është e vështirë të dihet se ku të vizatoni linjën. Komunikimi i mirë është thelbësor, por nëse partneri juaj dëshiron të fshehë diçka, duhet të dini se kur t’i bëni ata të thonë të vërtetën. Duke qenë të […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Zgjoheni në të njëjtën ore çdo natë?/ Ja cfarë do të thotë kjo për ju dhe mesazhi që do të merrni

Publikuar

-

Nga

A e dini se mund të zbuloni shumë për ato që ndodhin në jetën tuaj, bazuar në orët që zgjoheni rastësisht gjatë natës?  Por a e dini se kjo mund të jetë një formë e komunikimit midis botës mbinatyrore dhe vetvetes? Në fushën e trajtimit mjekësor tradicional kinez, praktikuesit origjinal përdorin meridianë të energjisë në […]

LEXO TE PLOTE