Connect with Us

Qumështi i gjirit, ilaçi më i mirë për kurimin e fëmijëve të lindur me probleme zemre

Life Style

Qumështi i gjirit, ilaçi më i mirë për kurimin e fëmijëve të lindur me probleme zemre

Publikuar

-

qumeshti i gjirit ilaci per zemren

Studentët nga Shkolla e Infermierisë në Universitetin e Pensilvanisë, Philadelphia, shqyrtuan dhe analizuan gjashtë studime mbi përfitimet e qumështit të nënave dhe ushqyerjes me gji për foshnjat me CHD. Konkluzioni ishte se shumë rezultate të përmirësuara të këtyre foshnjave lidheshin me qumështin e nënës që u jepej fëmijëve të sëmurë në gjendje kritike. Për këtë arsye qumështi i gjirit duhet të konsiderohet si një ndërhyrje mjekësore për foshnjat me sëmundje kardiovaskulare.

‘Qumështi i nënës’ është ushqimi më i rekomanduar për foshnjat me CHD.  Sëmundjet e lindura të zemrës janë kategoria më e zakonshme në defektet e lindjes, pasi diagnostikohen 1 në 1 mijë bebe të porsalindur dhe foshnja çdo vit. Por, ndërsa përfitimet e qumështit të nënës për foshnjat e parakohshme dhe të shëndetshme janë të dokumentuara mirë, ka pak të dhëna për rolin e qumështit të nënës në rezultatet kyçe për foshnjat me CHD.

Necrotizing enterocolitis (NEC) është një komplikim tjetër serioz në të cilin ka dëme në zorrë. Bazuar në studimet që tregojnë se një dietë me qumështin e nënës mund të zvogëlojë rrezikun e NEC në foshnjat e parakohshme, i njëjti rekomandim vlen edhe për foshnjat me sëmundje CHD.

Qumështi i nënës është i rëndësishëm për të mbrojtur fëmijën me CHD nga infeksionet, për të zvogëluar rrezikun e NEC, për të përmirësuar tolerancën e ushqimit dhe për të mbrojtur trurin e foshnjave,  për përmirësimin e rezultateve të zhvillimit.  Bazuar në këto prova, profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë një detyrë etike për të ndihmuar familjet të informohen në lidhje me të ushqyerit për foshnjën e tyre me probleme në zemër.

Nuk është e thënë se qumështi duhet të jetë vetëm nga gjiri i nënës së foshnjës. Nëse është e nevojshme qumështi edhe mund të dhurohet i pasterizuar. Hapa të tjerë mund të përfshijnë kontaktin lëkurës më lëkurë sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes dhe mbështetjen e nënave për të ushqyer me gji dhe për të monitoruar rritjen e foshnjave me qumësht.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Studimi që po shokon botën/ Domatja ndikon në rritjen e cilësisë së spermës

Publikuar

-

Nga

Një studim i fundit i cili lidh konsumin e domates dhe përmirësimin e cilësisë së spermës tek meshkujt, i ka habitur të gjithë. Por cfarë ndodh në të vërtetë? Sipas studiuesve një substancë dhe pigment që i jep ngjyrën e kuqe domates, e quajtur likopen ,ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së spermës. Ky studim […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Bija ime/ Asu dhe Demir përballen pas shumë vitesh, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Nga

Demir i bërtet Ojkysë për sjelljen e saj. Ojky gris fletoren ku kishte shkruar për sëmundjen. Asu futet në telashe në klub. Xhemal ndihmon Asunë dhe e merr në shtëpinë e tij. Ugur shet tokën e të ëmës dhe ia jep paratë pronarit të dyqanit i cili është mashtrues. Xhemal i kërkon Asusë të marrin […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi për ditën e hënë nga astrologia e famshme Susana Miller/ Zbuloni çfarë ka parashikuar fati për ju

Publikuar

-

Nga

Dashi Gjatë të hënës do të ndesheni me një takim të tensionuar me partnerin tuaj në biznes ku njëri nga ju do të marrë timonin e drejtimit. Demi Do ta gjeni veten përballë një sfide. Një koleg i juaji do të mundohet t’iu bindë për të bërë diçka të pandershme për ta mbrojtur atë. Binjakët […]

LEXO TE PLOTE