Kryesore Show Biz
Fifi njofton fejesën dhe me këtë foto na çon vetëm tek një emër: Flori Mumajesi

Këngëtarja e njohur Fifi përflitet prej kohësh se është në lidhje me kantautorin Flori Mumajesi.
“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma!”- tha ajo.
Ndërkohë, së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram, ku pas saj shfaqet një person me kurriz, i cili sipas ndjekësve është Flori Mumajesi.
“E dua zërin tënd!”- shkruan ajo krah fotos.
Mirëpo, “telenovela” vazhdon!
Fifi në Insta Story ka deklaruar se, ose me datë 3, ose me datë 8 do të fejohet. Me shumë gjasë i referohet muajit të ardhshëm, pra Marsit.
Dhe duket se nuk është aspak një shaka, pasi emoji me të cilin ka shoqëruar përshkrimin është me sy me zemra. Ky i fundit tregon se ajo vërtet do fejohet dhe mezi po pret!
Lind pyetja, me kë?
Epo, pas fotos së fundit që postoi në Instagram, vetëm një emër na vjen në mendje: Flori Mumajesi!
Pooor jo! Po ta mendoni pakëz më me kujdes, ajo e ka fjalën për gishtat e mesit…