Connect with Us

Për herë të parë ceremonia e Oscars nuk do të ketë një prezantues, çfarë pritet të ndodhë?

Kryesore Show Biz

Për herë të parë ceremonia e Oscars nuk do të ketë një prezantues, çfarë pritet të ndodhë?

Publikuar

-

Siç mund ta keni dëgjuar, ceremonia e 91-të e Oscar-ve, e cila do të mbahet në 24 shkurt, nuk do të ketë një prezantues. Padyshim që do të jetë ndryshe nga çdo vit, por kohët e fundit kemi parë gjëra më të çuditshme se kjo, si qoftet pa mish ose makinat pa shofer, kështu që nuk është momenti të skandalizohemi.

Por gjithsesi, për fansat besnikë të kinemasë dhe për protagonsitët e filmave, do të jetë e vështirë që ta shijojnë shfaqjen ashtu siç duhet, ose të paktën kështu parashikohet. Fundja, për cilat batuta jo dhe aq të mira apo momente të sikletshme do të shkruajmë ne pas përfundimit të ceremonisë? Megjithatë, kjo është një panoramë e asaj që pritet të ndodhë në shfaqjen e Oscars pa një “host”.

E gjitha nisi me kontradiktat që shkaktoi zgjedhja e Kevin Hart si prezantues. Komediani u kritikua online për disa komente homofobike të viteve më parë, gjë që solli dhe dorëheqjen e tij nga roli që i ishte besuar, pasi nuk donte të përjetonte më dramën e të qënit në qendër të vëmendjes për këtë gjë. Kështu, produksioni i shfaqjes së përvitshme zgjodhi një grup artistësh të cilët do të kalojnë në skenën e Oscars dhe do ti japin ritëm spektaklit. Nuk do të mungojnë monologët, shakatë për problemet e shoqërisë apo për politikën që tashmë janë traditë, madje ndonjëri mund të dalë dhe vullnetar të “përqeshë” fjalimin ikonë të Lady Gaga-së: “Në një dhomë me 100 persona vetëm Bradley Cooper do besonte tek unë..”

Thënë kjo, grupi i artistëve që janë zgjedhur për të “performuar” si komedianë natën e 24 shkurtit në fakt është shumë premtues. Aty përfshihen emra si: “Tina Fey, Jennifer Lopez, Michael B.Jordan, Jason Mmomoa, Sarah Paulson, Emilia Clarke, Pharrell Williams dhe shumë të tjerë. Më logjike do të ishte po të ishin zgjedhur dy nga këta që të prezantonin gjatë gjithë mbrëmjes, por Akademia e di më mirë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë fare që Oscars nuk do të kenë një prezantues, ose më saktë një të vetëm. Diçka e tillë ndodhi në ceremoninë e 61-të, në vitin 1989. Është pak të thuash që atë vit ndodhi një rrëmujë e vërtetë, madje një grup prej 17 aktorësh ju drejtuan Akademisë së Filmit duke i thënë që “Ky është një turp!”. Shpresojmë që e njejta situatë të mos përsëritet. Por gjithsesi rëndësi ka që çmimet të mos shkojnë për filmat e gabuar, khë Black Panther khë, dhe të gjithë do mundohen të jenë të lumtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: