Connect with Us

Krimineli më seksi në botë ndahet nga e dashura miliardere? Sherri nisi në një klub nate

Kryesore Show Biz

Krimineli më seksi në botë ndahet nga e dashura miliardere? Sherri nisi në një klub nate

Publikuar

-

Krimineli më seksi në botë, Jeremy Meeks dhe e fejuara e tij miliardere, Chloe Green, janë ndarë pas një grindjeje në Dubai.

Sipas burimeve pranë familjes për “Daily Mail”, trashëgimtarja e “Topshop”-it thuhet se është nisur me avion për në shtëpinë e saj vetëm në Monako, ndërsa modeli 35-vjeçar u nis për të festuar në Los Angeles.

Chloe, vajza e miliarderit Philip Green, në dy fotot e fundit në Instagram është dalluar pa unazën e saj të fejesës, si një mesazh se marrëdhënia e tyre prej 18 muajsh është e tensionuar.

Çifti doli për herë të fundit në publik më 18 shkurt në “Cavalli Club” në Dubai, ku modeli e la partneren e tij vetëm.

“Këto ulje-ngritje janë pjesë e çdo marrëdhënieje, por zakonisht gjërat rregullohen, veçanërisht kur njëra nga palët vlen aq shumë para. Pres që ta zgjidhin këtë situatë”, tha një burim për “Daily Mail”.

Një prej të ftuarve në festë tregoi se kishte tension mes çiftit atë natë:

“Jeremy ishte në shpirtin e festës duke kërcyer dhe duke folur me të tjerët. Ndërsa Chloe zëre se nuk ishte aty. Fillimisht qeshnin për fotografët, por më pas gjërat u tensionuan gjatë natës. Ata patën një grindje dhe Jeremy doli nga klubi i natës pa Chloe-n. Ajo duket që u mërzit dhe u largua pak më vonë me një shoqe. Chloe e kishte unazën e fejesës në Dubai”.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare se çfarë po ndodh mes çiftit!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: