Kuriozitete
Kriza ekonomike na paska bërë “nder”/Recesioni që uli vdekshmërinë

Gjatë periudhave të krizave ekonomike të parët që shqetësohen janë ekspertët e shëndetit publik. Në vendet që gjenerojnë më shumë të ardhura, pritshmëria për jetëgjatësinë si dhe mirëqenien janë më të larta. Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me cilësinë e medikamenteve si dhe me cilësinë e ushqimit që konsumohet.
Studiuesit e Institutit Global të shëndetit publik në Barcelonë, kanë dalë në përfundimin se niveli i vdekjeve në Europë është ulur, të paktën statistikisht. Sipas tyre gjatë periudhës së krizës ekonomike nga viti 2008 kanë pësuar ulje akoma më tepër.
Duket ironike se si një aspekt negativ në ekonomi mund të sjellë uljen e nivelit të vdekshmërisë. Megjithatë, na duhet të themi që mirëqenia fizike dhe ekonomike mbi të gjitha mund ta zgjasin jetën në mënyrë të dukshme./CNA.al