Kuriozitete
Studimi/ Sa më vonë të fillojë mësimi aq më të larta do të jenë rezultatet

Për adoleshentët zilja e zgjimit bie shpejt duke çrregulluar totalisht ritmin biologjik dhe ciklin e gjumit. Gjatë kësaj kohe janë bërë shumë studime të cilat venë në diskutim benefitet e zgjimit herët.
Një nga studimet e fundit të publikuara në Sience Advances, ka ndjekur adoleshentë në dy shkolla të Seattle, një qytet ku zgjimi i adoleshentëve është shtyrë me të paktën 55 minuta. Gjatë studimit është parë se shtimi i minutave të gjumit, veç relaksit sillte edhe rezultate më të larta në mësime.
Nxënësit kanë shtyrë fillimin e mësimit nga ora 7 e 50 në orën 8 e 45, gjatë kësaj kohe atyre u është matur pulsi dhe është parë se kanë fjetur të paktën 34 minuta më shumë çdo natë. Ata në këtë mënyrë arritën të pushojnë rreth 7 orë e 24 minuta, nga 6 orë e 50 minuta dhe kjo normalisht solli edhe rezultate pozitive në performancën e tyre në shkollë./CNA.al